Ç’është Rruga e drejtë dhe cilat janë veçoritë e saj?

Pyetje: Ç’është Rruga e drejtë dhe cilat janë veçoritë e saj?

Përgjigje: Rruga e drejtë është dituria e dobishme dhe puna e mirë.

Dija e dobishme është dituria e Kur’anit dhe Sunetit, të cilën e komunikoi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi e Allahut qofshin mbi të!).

Puna më e mirë është adhurimi i Allahut me besim të saktë, kryerja e detyrimeve (farzeve) që Ai ka vendosur, si dhe e veprave të mira vullnetare (nafile). Gjithashtu dhe distancimi nga veprat e ndaluara.

Kjo nënkupton: Të kryesh detyrimet që ke ndaj Allahut, si dhe detyrimet ndaj robërve të Tij. Diçka e tillë nuk mund të arrihet ndryshe vetëm se me sinqeritet të plotë ndaj Allahut dhe duke pasuar të Dërguarin e Tij (Paqja dhe lavdërimi e Allahut qofshin mbi të!).

E gjithë feja sillet rreth këtyre dy bazave. Atij që i humbet sinqeriteti, bie në shirk (idhujtari), ndërsa ai që humbet pasimin e të Dërguarit bie në bidat (bën risi në fe).

(Pyetje pergjigje – Abdurrahman ibn Nasir ES SA’DI)