4- Braktisja e fesë me anë të dyshimit.
Pak më parë paraqitëm braktisjen e fesë (ridden) me anë të fjalës, braktisjen e fesë me anë të punës dhe braktisjen e fesë me anë të të besuarit. Ndërsa tani do të sqarojmë braktisjen e fesë me anë të dyshimit. Shembulli i kësaj të fundit (braktisjes së fesë me anë të dyshimit) është sikurse ai që thotë: “Unë nuk e di a është i vërtetë Allahu apo jo? Unë jam në dyshim për këtë!” Ky është mosbesimtar që ka bërë mosbesim me anë të dyshimit. Po ashtu, ai që thotë: “Unë nuk e di nëse është e vërtetë ringjallja apo jo?” Ose thotë: “Unë nuk e di a janë të vërteta xheneti dhe zjarri apo jo? Unë nuk e di, jam në dyshim!”
Ai që thotë kështu kërkohet prej tij që të pendohet për shkak të dyshimit në atë çështje që njihet si e domosdoshme në çështjet e fesë, dhe për të cilën ka argumentuar teksti (Kurani dhe Suneti) dhe Ixhmai (mendimi i të gjithëve).
Ai i cili dyshon në fenë e tij dhe thotë: “Unë nuk e di a është i vërtetë Allahu?” Ose thotë: “A është i vërtetë i dërguari? A është (i dërguari) i sinqertë apo është gënjeshtar?” Ose thotë: “Nuk e di a është ai pejgamberi i fundit?” Ose thotë: “Nuk e di nëse Musejleme ka qenë gënjeshtar apo jo?” “Nuk e di a ka qenë gënjeshtar Esuedel Anesij (person që pretendoi se ishte pejgamber në Jemen) apo jo?” Të gjitha këto dyshime janë braktisje e fesë Islame (riddetun), dhe ai i cili bie në këto kërkohet prej tij që të pendohet dhe i sqarohet atij e vërteta.
Gjithashtu kur dikush thtë: Unë jam në dyshim përsa i përket namazit, se a është ai detyrë apo jo? Po ashtu, përsa i përket zekatit se a është detyrë apo jo? Agjërimi i Ramazanit a është detyrë apo jo? Ose ai person që është në dyshim përsa i përket kryerjes së haxhit për atë që ka mundësi ta kryej, dhe thotë: A është detyrë haxhi një herë në jetë apo jo? Që të gjitha këto dyshime janë mosbesim (kufër) i madh, dhe ai që bie në këto kërkohet prej tij të pendohet.
Besimi në këto gjëra si: Namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi, është i vërtetë dhe është obligim për muslimanët me kushtet e tyre të cilat i përmban sheriati.
Vazhdon . . .
Shkëputur nga broshura: “Çfarë e trondit akiden” (origjina e kësaj broshure është një ligjeratë e shejhut të nderuar).
Autor: Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz
Përktheu: Bledar Aliu
Dosje: Besimi
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve