Vëllezërit e Jusufit na mësuan si nuk duhet të jetë vëllazëria: pa zili, pa hile, pa tradhëti, pa pabesi, pa u treguar i fortë kundër të dobëtit, pa dhunë, pa mendim të keq, pa akuzë pa bazë, pa shpifje. Na mësuan gjithashtu sesi nuk duhet të jetë sjellja ndaj babait.
Ndërsa Jusufi na mësoi sesi duhet të jetë vëllazëria e vërtetë: Tolerancë, shpirtmadhësi, bamirësi, kthim i së keqes me të mirë, durimi ndaj dëmit të tjetrit, falje, tolerancë edhe kur është mundësia e plotë për hakmarrje.
Ai na mësoi se si duhet të sillemi me prindin: të respektueshëm, të këshillohemi me ta, nderimi i tyre.
Jusufi ishte shembull në besnikëri për shoqërinë dhe për shtetin me: dije, aftësi, dhe ruajtje e përgjegjësisë që i besohet.
Historia më e bukur me në qendër njeriun më të bukur!
Allahu na zbukuroftë me moralet e larta!
Gjithashtu, Allahu na tregoi sesi kurthi kthehet kundër atij që e ngre, gënjeshtra shfaqet sado të zgjasë, dhe se shpërblimi i bamirësisë, i devotshmërisë dhe i durimit është shpërblimi më i bukur në të dyja botët.
Emin Bilali
Dosje: jusufi
Të Ngjashme
- Rëndësia e Inkurajimit dhe Fjalës së Mirë Dr. Fatmir Strumi
- Si filloi jeta dhe krijimi? Udha e Besimtarëve
- Biografia e një dijetari – Imam Ebu Hanife (pjesa e parë) Udha e Besimtarëve
- Pinë nga uji i Zemzemit dhe u bënë oqeane (në dije) Udha e Besimtarëve
- Lotët e mbretit të arratisur Udha e Besimtarëve