Pyetja e parë nga fetvaja me nr. 6395.
Pyetje: Shpresoj të më sqaroni kuptimin e disa ajeteve si p.sh. “Ha mim. Elif lam mim. Elif lam mim sad. Ajn sin kaf.” A lexohet “ajni” si i tillë, sepse disa mësues thonë se ashtu lexohet? A është kjo prej mrekullisë me anë të së cilës Allahu dëshiron t’i sfidojë gjuhëtarët e Kurejshëve? Apo duhet të themi se nuk e di kuptimin e tyre askush veç Allahut?
Përgjigje: Në lidhje me këtë ka disa mendime nga dijetarët. Mendimi më i saktë është se këto gërma që përmenden në fillimin e disa sureve janë përmendur si pjesë e mrekullisë së Kuranit, Allahu e di më së miri. Kjo për të treguar se krijesat nuk munden të sjellin një të ngjashëm si ky (Kuran), megjithëse ai përbëhet nga këto gërma me të cilat ata i përdorin në jetën e përditshme me njëri-tjetrin. Këtë mendim e ka konsideruar të saktë edhe dijetari i Islamit Ibën Tejmije, gjithashtu e ka pëlqyer si mendim edhe Ebu Haxhaxh el Mizi.
Suksesi vjen vetëm prej Allahut! Paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm i fetvave:
Abdulaziz ibën Baz
Abdullah ibën Gudejan
Abdurrazak Afifi
Përktheu: Ylli Rama
Dosje: Kurani
Të Ngjashme
- Rreziku i lidhjes mbas dynjasë dhe harresa e botës tjetër Emin Bilali
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- “Njerëzve thuajuni fjalë të mira!” Emin Bilali
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij