Cila është këshilla juaj për njerëzit e thjeshtë (auamët), a duhet të angazhohen me gjëra të tilla apo jo? Nëse thoni :po, atëherë cila duhet të jetë masa e angazhimit me këto lloj temash?
Përgjigje: Ajo me të cilën ne i këshillojmë popullatën e thjeshtë është që të orientohen drejt mësimit përmendësh të Kuranit, sa të kenë mundësi, dhe njohjes së një pjese nga hadithet e Profetit salallahu alejhi ue selem.T`i kushtojnë rëndësi gjuhës arabe sepse ajo është gjuha e Kuranit.Të njohin një pjesë nga fikhu islam(dispozitat fetare) si psh duke lexuar librin Subulus-selam të es-Sananij dhe Nejlul Eutar të Sheukanit.Le të pyesin dijetarët rreth kuptimit të Kuranit dhe Sunetit, dhe të mos merren me cështjet e debatueshme, qofshin ato në fushën e akides apo cfarë ka të bëjë me hizbillëkun.Përkundrazi le të fillojnë me përfitimin e diturisë së dobishme, të përpiqen seriozisht për të edukuar fëmijët e tyre me edukatë islame.Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Cdo fëmijë lind në natyrshmërinë e pastër, por janë prindërit ata që e bëjnë atë jehudi ose të krishterë ose mexhus” dhe thotë në thënien që transmeton nga Zoti i tij në hadithin kudsij: “Unë i kam krijuar robërit e Mi, të gjithë me besim të pastër, por u vijnë shejtanët dhe i devijojnë ata”. I këshillojmë që të largohen nga harami, si psh shitja e mishit të derrit apo alkolit dhe të mos ketë preokupim të tijin se si të arrijë të fitojë dollarë amerikan. I këshillojmë t`i përmbahen me përpikmëri dhe qëndrueshmëri Librit të Allahut dhe Sunetit të Profetit salallahu alejhi ue selem.
E lusim Allahun që të na japë sukses ne dhe juve dhe të gjithë muslimanëve, për ato gjëra që Ai i do dhe është i kënaqur me to, falënderimet i përkasin Allahut Zotit të botërave.
(Marrë nga libri Tuhfetul muxhib, fq 213, të shejh Mukbil bin Hadij el Uadi`ij)
Perktheu Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij