Gjykimi i faljes së namazit në xhaminë e Profetit

• July 30, 2017

Cili është gjykimi i faljes së namazit në xhaminë profetike, ngase në të gjendet varri i Profetit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?

Shejh Salih el Feuzani, Allahu e ruajt, ka thënë: “Varri i Profetit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, nuk gjendet brenda xhamisë së tij. Ai është varrosur në dhomën e Aishes, radijAllahu anha, e cila ka qenë jashtë xhamisë. Kur halifja (prijësi i muslimanëve) donte ta zgjeronte xhaminë, i përfshiu dhomat (e grave të Profetit) në të (në xhaminë profetike), kjo për shkak të zgjerimit të xhamisë. Ndërsa varri i  Profetit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, nuk është brenda xhamisë, por gjendet në shtëpinë e tij në dhomën e Aishes.

Përktheu: Unejs Sheme
https://www.youtube.com/watch?v=wqY0Lp6AcuU&feature=youtu.be

Dosje:

Loading...