Cili eshte gjykimi i marrjes se ndermjetesve mes Allahut dhe roberve te Tij dhe a te nxjerr kjo nga rrethi i Islamit?

November 23, 2013

Pyetesja  thote: Disa njerez o Shejkh i nderuar kur kane ndonje nevoje shkojne te ata qe quhen “Eulija” dhe “Njerez te Mire” duke e kerkuar prej tyre plotesimin e nevojes. Cili eshte gjykimi i marrjes se ndermjetesve mes Allahut dhe roberve te Tij dhe a te nxjerr kjo nga rrethi i Islamit?
Pergjigje: Kush ka ndonje nevoje le te drejtohet tek Allahu, te mos shkoje tek dikush tjeter. Te mos shkoje tek krijesat, sepse ata nuk kane mundesi tua plotesojne nevojat ne vend te Allahut Azze ue Xhel-le. Te shkoje drejt Allahut me dua, shpeshtim te duave. Kush shkon tek “eulijate” dhe “njerezit e mire”qe  te permbushe nevojat, kerkon nga ata tia permbushin apo u kerkon ndihme atyre, eshte mushrik (politesist) qe ka bere Shirk te madh qe te nxjerr nga feja sepse ka lutur dike tjeter pervec Allahut, ka adhuruar dike tjeter pervec Allahut.
Allahu Xhel-le ue Alaa thote: “Adhuroni Allahun e mos adhuroni bashke me Te dicka tjeter” (Nisa, 36)
Lute Allahun me sinqeritet dmth duke ia drejtuar vetem Atij lutjen!
Gjithashtu ka thene:“Dhe kushdo që lut (ose adhuron) në vend të Allahut çdo ilah (zot) tjetër për të cilin nuk ka asnjë provë, atëherë llogaria e tij është vetëm te Zoti i tij. Vërtet që Kafirët (mohuesit e Njësisë së Allahut) nuk do të kenë kurrë sukses.” (Muminun, 117)
I quajti: Mohues (te dale nga feja).
Gjithashtu thote: “Dhe vërtet që xhamitë janë për Allahun, kështu që mos lutni asnjë tjetër bashkë me Allahun.” (Xhin, 18)
Eshte detyre te jete duaja me sinqeritet vetem per Allahun, po keshtu adhurimet e te te gjitha llojeve,si dhe heqja dore nga lidhja me “eulijate” ,“njerezit e mire”, tyrbet, varret. Keto veprime jane Shirk i madh i kryer nga ai person qe lidhet me to.
[Salih el Fuezan, Nurun ala ed-Derb].

Loading...