Pyetje: Cili është gjykimi për femrën muslimane, që të heqë hixhabin para personit që paraqitet për martesë?
Përgjigje: Diçka e tillë nuk përbën problem, sepse Profeti salalllahu alejhi ue selem e ka urdhëruar personin që dëshiron të martohet që ta shohë femrën tek e cila është paraqitur. Gjithashtu na ka lajmëruar se ky veprim është një shkak që ndihmon në vazhdimësinë e lidhjes mes tyre. Nëse ai kërkon që ta shohë, nuk ka asnjë të keqe në këtë mes, që ta shohë. Ajo ta heqë hixhabin që personi të mund të shohë fytyrën, kokën, e gjitha kjo nuk përbën problem, por me kushtin që të mos jenë të veçuar, patjetër të jetë aty dikush tjetër prezent, si p.sh: nëna e saj ose vëllai i saj, në mënyrë që të mos ndodhë veçim, pra e sheh por pa u veçuar.
Marrë nga faqja zyrtare e shejh Abdulaziz Bin Bazit rahimehullah (Binbaz.org). Kjo fetva gjendet në serinë e kasetave: Nurun aled-derb
Përktheu: Shuajb Rexha
Dosje: Martesa
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije