Kriteri i përngjasimit me jobesimtarët është: Veprimi i diçkaje që veprohet vetëm nga jobesimtarët por që nuk vjen si rezultat i natyrshmërisë njerëzore. Jini të vëmendshëm në lidhje me këtë kriter që veprohet vetëm nga jobesimtarët, duke nxjerrë jashtë diskutimit ato veprime që veprohen nga jobesimtarët dhe të tjerët veç tyre, sepse në këtë rast nuk do kishim përngjasim. Në lidhje me këtë kusht – ashtu siç e shoh unë – është shembulli i sirualeve apo atyre që quhen sot pantallona për meshkujt nëse ato nuk janë të tejdukshme dhe të ngushta. Përdorimi i tyre nuk konsiderohet përgjasim sepse ato nuk i veshin vetëm jobesimtarët, por ato i kanë përdorur dhe të tjerë përveç tyre që në kohët e hershme të cilat tek arabët quheshin siruale. Në vazhdim të kriterit thashë se është diçka që veprohet vetëm nga jobesimtarët, por që nuk vjen si rezultat i natyrshmërisë njerëzore. Nëse vjen si rezultat i natyrshmërisë njerëzore nuk ka asnjë problem që ta marrim këtë prej tyre, si p.sh. makinat. Makinat janë shpikje e jobesimtarëve dhe ata i përdorën fillimisht si rezultat i nevojës njerëzore, për të lehtësuar mënyrën e udhëtimit dhe të zhvendosjes. Ne marrim prej tyre makinën dhe e përdorim sepse është diçka që ka ardhur si nevojë njerëzore, ndaj dhe nuk konsiderohet si përngjasim. E nëse jobesimtarët veprojnë diçka specifike që e bëjnë vetëm ata jo si rezultat i nevojës njerëzore, kjo konsiderohet përngjasim, siç janë disa veshje specifike vetëm për ta ku dijetarët japin si shembull takijen që vendosin majë kokës çifutët. Sipas asaj që unë mendoj në këtë temë si shembull i veshjeve specifike të jobesimtarëve që ata veprojnë, mund të përmendim kravatën. Madje kam lexur në disa libra historie të vetë jomuslimanëve të cilët shprehin se kravata simbolizon kryqin. Dikur përdornin kryqin e drunjtë apo prej materiali tjetër të varur në qafë, mirëpo me periudhën e civilizimit ata e transformuan në atë që quhej “fonka” apo forma të ngjashme të saj, një trajtë trëndafili me një bisht të zgjatur më pas në kravatën e sotme, e cila patjetër duhet të ketë dy anësoret e saj dhe bishtin e zgjatur në mes tyre duke përfaqësuar kryqin. Ndaj ajo që unë mendoj, e Allahu e di më së miri, është se nuk u lejohet muslimanëve ta veshin kravatën.
Marrë nga mësimi: “Shpjegimi i tre parimeve” i zhvilluar në xhaminë e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në haxhin e vitit 1429 h.
http://www.archive.org/download/shar…-3-osoul_16.rm
Autor: Sulejman er Ruhejli
Përktheu: Shuajb Rexha
Dosje: Libërtha
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli