Përgjigje:Padyshim që tefsiret janë të shumta- falënderimi i përket Allahut- dhe kjo është nga mirësitë e Allahut. Tefsiret janë të ndryshme në larmishmërinë etyre, ka prej tyre të zgjeruara, të përmbledhura, ka tefsire të pastër nga gabimet, si dhe ka tefsire që kanë gabime, vecanërisht në akide. Ai tefsir me të cilin unë këshilloj vëllezërit e mi të rinj është Tefsiri i Ibn Kethirit, duke qenë nga tefsiret më madhështorë, më të mirë në rrugën dhe mënyrën, pavarësisht nga të qënurit i përmbledhur, sepse ai fillimisht e shpjegon Kuranin me Kuran, më pas me Sunetin Profetik, më pas me thëniet e selefëve, më pas në përputhje me gjuhën arabe me të cilën Kurani është zbritur, prandaj ai është tefsir i përsosur dhe i besueshëm. Gjithashtu kemi tefsirin e Begauiut, atë të Ibn Xherir et-Taberiut duke qenë tefsir i zgjeruar, gjithëpërfshirës i këtyre tefsireve. Këto tefsire janë të besueshëm. Gjithashtu kemi Tefsirin e shejhut Abdurrahman es-Sadij, duke qenë tefsir shumë i mirë, me shprehje të lehta, të thjeshta, plot dituri. Ndërsa tefsiret e tjera ia qëllojnë në disa aspekte por përmbajnë gabime në anë të tjera dhe vecanërisht në fushëne akides, ndaj nuk duhet të lexojë cdokush në to, por vetëm ata që janë me dituri të stabilizuar, me baza të qarta, në mënyrë të atillë që të jetë në gjëndje të marrë atë që është e mirë dhe t`i largohet gabimeve që janë në të. Fillestari nuk mund ta bëjë dot këtë lloj dallimi ndaj le të marrë një tefsir që nuk përmban gabime dhe pista devijuese, si psh Tefsiri i Ibn Kethirit, Begauiut, Ibn Xheririt, të cilat që të gjitha-falënderimi i takon Allahut- janë tefsire të mira dhe me vlera.
Shejhu el alameh Salih bin Feuzan el Feuzan
Marrë nga www.sahab.net
Përktheu Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen