Dembelizmi në kryerjen e detyrimeve fetare

December 14, 2021

Dembelizmi në kryerjen e detyrimeve fetare.

Cili është gjykimi për atë besimtar që është monoteist ndaj Allahut por që bëhet dembel në kryerjen e disa detyrimeve fetare?

Besimi i tij është i mangët. Po kështu është edhe për atë që kryen disa gjynahe, besimi i tij pakësohet dhe ky është mendimi i dijetarëve të Sunetit. Ata thonë se besimi është fjalë me gjuhë, vepër me gjymtyrë dhe bindje me zemër, shtohet me vepra të mira dhe pakësohet me gjynahe.

Prej shembujve është: Lënia e agjërimit të Ramazanit ose një pjese të tij pa arsye. Ky është një gjynah i madh i cili e pakëson besimin dhe e dobëson atë. Disa prej dijetarëve madje thonë se ai ka mohuar (ka dalë nga Islami).

E sakta është se ai nuk del nga feja përderisa e aprovon obligueshmërinë  e agjërimit.

Po kështu është kur vonon zekatin nga neglizhenca nga koha e tij apo nuk e jep atë. Ky është gjynah dhe dobësi në besim, edhe pse disa prej dijetarëve thonë se ai ka mohuar.

Kështu është edhe për atë person që ndërpret lidhjet farefisnore apo kundërshton prindërit e tij, besimi i tij është i mangët.

Ndërsa ai person që e lë namazin edhe pse nuk e kundërshton obligueshmerinë e tij, del nga feja me mendimin më të saktë të dijetarëve.

Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Kreu i çështjes është Islami, shtylla e tij është namazi, dhe kulmi i tij është lufta në rrugën e Allahut.”

Profeti (alejhi selam) gjithashtu ka thënë: “Besëlidhja mes nesh dhe atyre është namazi, andaj kush e braktis atë ka mohuar.”

 

Mexhmu el Fetava Ibn Baz; 1/55.

Përktheu: Eugert Vrapi

 

Loading...