Dhe e përdorni furnizimin tuaj për ta përgënjeshtruar atë?”

October 29, 2024

📜 Dhe e përdorni furnizimin tuaj për ta përgënjeshtruar atë?”

Në fjalën e Allahut të Lartësuar:

“Vërtet, ai është një Kuran i nderuar në një Libër të ruajtur që vetëm të pastërtit e prekin; një zbritje nga Zoti i gjithësisë. Vallë, një Fjalë të tillë ju e mohoni? Dhe e përdorni furnizimin tuaj për ta përgënjeshtruar atë?” El-Vaki’ah. 77-82.

🔸 Shumë hadithe kanë treguar se ky ajet zbriti kur njerëzit u furnizuan me shi, dhe thanë: “Na ra shi për shkak të yllit filan dhe filan” (dhe jo nga Allahu).

Megjithatë konteksti i ajetit flet për mirësinë e zbritjes së Kuranit.

✍ Sa i bukur është shpjegimi i Ibn Kajim el Xheuzijes kur bashkoi mes këtyre dy mirësive (zbritjes së shiut dhe zbritjes së Kuranit), duke thënë:

“Duke qenë se ekzistenca e trupit dhe e zemrës varet nga furnizimi; ku furnizimi i trupit është ushqimi dhe pija, ndërsa furnizimi i zemrës është besimi – njohja e Zotit, dashuria dhe dëshira për Të, si dhe paqja që vjen nga afërsia me Të. Dhe, duke qenë se trupi nuk mund të jetojë pa ushqim dhe pije, ashtu sikurse zemra nuk mund të jetojë pa këto ushqime shpirtërore,
Zoti i Madhëruar i bekoi robërit e Tij me këto dy lloje furnizimi duke bërë ekzistencën e trupave dhe zemrave të varura prej tyre.
Pastaj, Ai i ndau këto dy furnizime (mes robërve) sipas urtësisë dhe diturisë së Tij: ku disa kanë hise të madhe në të dy furnizimet, dhe disa të tjerë kanë pak nga të dyja, disa janë të pasur me furnizimin e trupit, por të varfër në furnizimin e zemrës dhe anasjelltas.
Ky furnizim plotësohet dhe përforcohet përmes mirënjohjes; dhe mirënjohja është burimi i shtimit të tij dhe arsyeja e ruajtjes dhe qëndrueshmërisë së tij, ndërsa mosmirënjohja është shkaku i humbjes dhe ndërprerjes së rrizkut ndaj robit…
Kur ata e zëvendësuan mirënjohjen dhe besimin me përgënjeshtrimin dhe mohimin, duke e kthyer vetë furnizimin në përgënjeshtrim… ky do të ishte kuptimi e atyre që thanë se ajeti synon ata që e përdorën furnizimin për ta përgënjeshtruar atë.”

📚 “Et-Tibjan fi Ejman el-Kuran” fq. 347.

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...