Mendimet e përzgjedhura të shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) në lidhje me haxhin dhe umren:
1-Haxhi dhe umra janë detyrë (vaxhib) për secilin musliman që ka arritur pjekurinë dhe ka mundësi një herë në jetë.
2- Haxhi është detyrë (vaxhib) të kryhet menjëherë nëse ekziston mundësia, sipas fjalës më të saktë të dijetarëve.
3- Kryerja e haxhit është detyrë për personin që ka borxhe, i cili ka mundësi ta kryej haxhin dhe më pas ta shlyej borxhin.
4- Më e mira është mos marrja borxh për kryerjen e haxhit.
5- Nuk saktësohet haxhi nga ai që nuk fal namazin dhe as nga ai që herë falet dhe herë jo. Bazuar kjo në fjalën e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Marrëveshja e cila është mes nesh dhe tyre është namazi. Kush e lë atë ai ka mohuar.” E kanë transmetuar të pestë, e ata janë: Ahmedi dhe autorët e katër suneneve (Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën Maxhe) me zinxhir të saktë.
Dhe në fjalën e tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Mes personit dhe shirkut është lënia e namazit.” Transmeton Muslimi në “Koleksionin e haditheve autentike”.
6- Kush e kryen haxhin me pasuri haram haxhi i tij është i saktë, ngase të gjitha veprimet e haxhit janë trupore. Por ai ka për detyrë të pendohet për pasurinë haram që ka fituar.
7- Haxhi i gruas pa mahrem është i saktë por ajo ngarkohet me gjynah. Ngase nuk i lejohet gruas të udhëtojë pa pasur mahrem qoftë dhe për kryerjen e haxhit dhe umrës.
Vijon…
Përzgjodhi dhe përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve
- Në cilën anë të imamit është më mirë të falemi? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin