Pjesët e teuhidit.
Fetvaja me nr. 9772.
Pyetje:Çfarë është për qëllim me teuhidin er-rububijeh (veçimi i Allahut në zotërim), me teuhidin el-uluhije (veçimi i Allahut në adhurim), dhe teuhidin el-esmau ues-sifat (veçimi i Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij)?
Përgjigje: Teuhidi er-rububijeh është njësimi dhe veçimi i Allahut në veprat e Tij, siç janë; krijimi, furnizimi, dhënia e jetës dhe marrja e saj, e të ngjashme me to. Teuhidi el-uluhije është veçimi i Allahut me adhurim përmes veprave të cilat i kryejnë njerëzit, si; namazi, agjërimi, haxhi, zekati, zotimi (nedhr), bërja kurban e të ngjashme me to. Teuhidi el-esmau ues-sifat është që Allahu të cilësohet (përshkruhet) me atë që Ai e ka cilësuar Veten e Tij apo që e ka cilësuar Atë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (në hadithet autentike). Emërtimi i Tij me ato emra që Ai e ka quajtur veten e Tij apo e ka emërtuar i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pa përngjasim, pa shëmbëllim (et-temthil), pa shtrembërim[1] dhe pa i mohuar ato.
Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva:
Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz
Zv/kryetar: Abdurrazak Afifi
Anëtar: Abdullah bin Gudejan
Përktheu: Unejs Sheme
————————————————–
[1] Është transformimi i kuptimit të tekstit nga kuptimi i tij i drejtpërdrejtë dhe qartësisht i kuptueshëm në kuptime të tjera të pabaza.
Dosje: Allahu
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali