Historianët tregojnë se kur muslimanët çliruan vendin e quajtur Medain në Irak në kohën e kalifit të drejtë Omer ibn Hatabi, komandanti i ushtrisë muslimane Sad ibn Uekasi hyri në pallatin e Kisras, perandorit pers. Ushtarët muslimanë morën atje një plaçkë të madhe lufte dhe thesare të shumta të mbretërve persë, si ar, argjend, kuaj, bagëti, drithë, etj. Sadi i dërgoi këto tek Omeri, i pari i muslimanëve dhe ata i mbartën me besnikërinë dhe ndershmërinë më të madhe. Kur arritën tek Omeri, ai u tha:
Ata që i kanë mbartur këto qenkan njerëz të besës.
Dhe Aliu që ishte aty pranë tha:
O Prijësi i Besimtarëve, ti je treguar i besës ndaj edhe vartësit e tu janë treguar të tillë, e nëse do të ishe shpërdorues edhe ata do të ishin të tillë.
Të Ngjashme
- Kuptimi i Sinqeriteti te Selefët Dr. Behar Hyseni
- Ti që bën pyetje goxha të detajuara, a i di gjërat elementare të fesë? Dr. Fatmir Strumi
- Ne Zhdukemi dhe Vdesim, Ndërsa Dijetarët Mbeten Përgjithmonë Udha e Besimtarëve
- Historia e Sabig bin Aselit me Umer bin Hattabin Udha e Besimtarëve
- Ajo që u bën dobi njerëzve mbetet në tokë Shejh Muhamed Nasirudin Albani