Pyetje: A duhet të thuhet duaja sa herë që hyn brenda në shtëpi? P.sh. nëse dal nga shtëpia për të falur namazin në xhami dhe kthehem përsëri, a duhet ta them lutjen? A thuhet sa herë që njeriu hyn në shtëpinë e tij?
Përgjigje: Dhikri i hyrjes në shtëpi është i ligjërueshëm sa herë që njeriu hyn në shtëpinë e tij, përjashto rastin kur ai ka ndërmend të kthehet shpejt siç ndodh kur del nga shtëpia për tek një dyqan i afërt që të blejë diçka dhe të kthehet. Apo kur del nga shtëpia për të takuar ndonjë shok dhe ka si qëllim të kthehet shpejt, apo kur del tek porta e shtëpisë etj. Në këto raste nuk e ka të nevojshme duanë e hyrjes në shtëpi. Pyetësi duhet ta dijë se duaja e hyrjes në shtëpi nuk është e detyrueshme, siç kuptohet nga mënyra e pyetjes së tij. Ajo është një vepër e pëlqyeshme, pa harruar dhe faktin se disa dijetarë e diskutojnë saktësinë e hadithit që flet për këtë dua.
“Fetaua nurun ala derb” me nr. 429, të dijetarit Muhamed bin Salih el Uthejmin.
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Sinqeriteti në tregti Dr. Behar Hyseni