Edukata e kërkimit të dijes

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmir, Mëshirëplotit

Shejh Salih el Feuzani (Allahu e ruajttë!): Falënderimet i përkasin vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë! i Cili krijoi njeriun,[1] i ka mësuar atij të folurit qartë e rrjedhshëm[2], i Cili me anë të penës e mësoi[3] dhe ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.[4] Ai i Cili dërgoi të Dërguarin e Tij me udhërëfimin dhe fene e Vërtetë për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë[5] dhe Allahu mjafton për dëshmimtar.[6] E në vazhdim!

Kërkimi i dijes është obligimi i parë për njeriun para veprës. Allahu Madhëruar thotë: “Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, Allahu e di për lëvizjet tuaja (për veprat) dhe për vendin tuaj.”[7]

Imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Tema “Dija para fjalës dhe veprës” dhe përmendi këtë ajet: “Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, Allahu e di për lëvizjet tuaja (për veprat) dhe për vendin tuaj.”[8]

Allahu filloi me “dijen” para fjalës dhe veprës, sepse dija është baza mbi të cilën ngrihet (ndërtohet) fjala dhe vepra. Të vepruarit pa dituri është humbje ashtu siç dija pa punë gjithashtu është humbje. Zemërimi qoftë për atë dijetar i cili nuk punon me dijen e tij.

Prandaj dhe Allahu Madhëruar thotë duke mësuar robët e tij në fund të sures “El Fatiha”  “Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën zemërimin, e as në të atyre që e humbën veten!”

Ata të cilët janë begatuar me të mira janë atë që kanë bashkuar ndëmrjet dijes së dobishme dhe veprës së mirë. Ndërsa ata që kanë tërhequr zemërimin e Allahut janë ata që mësuan dijen por e braktisën punën (nuk punuan me dijen që mësuan sh.p.). Kurse ata që humbën vetvetet e tyre janë ata të cilët punuan dhe braktisën dijen (punuan pa dije sh.p.).

Ti në çdo rekat kur lexon këtë sure madhështore, suren El Fatiha, i lutesh Allahut që të udhëzojë ty në rrugën e atyre që Allahu i begatoi me mirësi prej profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe vepër mirët dhe t’I largohesh rrugës së atyre që kanë merituar zemërimin e Allahut. E ata janë dijetarët të cilët nuk punojnë me dijen e tyre. Kurse rruga e atyre që kanë humbur vetvetet e tyre janë ata të cilët punojnë pa dije. Kjo është ajo me të cilën Allahu Madhëruar dërgoi të Dërguarin e Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Dërgoi të Dërguarin e Tij me udhërëfimin dhe fenë e Vërtetë.

“El Huda” është dija e dobishme.

“Dinul Hakki” është vepra e mirë.

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u dërgua me dijen e dobishme dhe veprëm e mirë. Këto të dyja janë të lidhura më njëra-tjetrën dhe kurrë nuk ndahen. Dija dhe vepra janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nuk ndahen. Prandaj dhe Allahu Madhëruar i inkurajon robërit e Tij për kërkimin e dijes dhe të thellohen në dijen e fesë, në mënyrë që ta kutpojnë si duhet atë.

I Madhëruari thotë: “Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata të kuptojnë (e të ruhen).”[9]

Sikur mos të ishte ky grup, e ky është inkurajim nga Allahu për robët e Tij, që një grup të dalë për kërkimin e dijes për t’u thelluar në mësimin e fesë së Allahut. Ta kërkojnë diturinë në çdo vend e të udhëtojnë për kërkimin e saj dhe kudo që ta gjejnë atëherë të thellohen në diturinë fetare duke arritur kështu përgëzimin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në fjalën e tij: “Atij që Allahu ia do të mirën ia bën të kuptueshme fenë.”

Këta Allahu i bagatoi me këtë tiparë dallues, sepse ata udhëtojnë për kërkimin e dijes ne vendet e saj te dijetarët dhe u thelluan në mësimin e fesë së Allahut. Pasi ata e mësojnë fenë e Allahut kthehen në vendet dhe familjet e tyre duke i paralajmëruar ata (nga çdo e keqe) dhe ua mësojnë këtë dije të cilën e morën. Kështu që, ata janë thirrësa për tek Allahu me dije të pastër, punues me dijen e tyre që mësuan dhe ftues për tek ajo. Kjo ëhstë rruga e të shpëtuarve dhe të fituarve.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sle-lem ka thënë: “Kush merr një rrugë për kërkimin e dijes Allahu ia lehtëson atij rrugën për në xhenet.”

Engjëtj shtrijnë krahët e tyre për kërkuesin e dijes si kënaqësi për atë që ai vepron.”

Ai i cili ecën në kërkimin e dijes dhe ndjek rrugën e saj, Allahu ia lehtëson rrugën atij për në xhenet. E mjafton kjo si mburrje dhe krenari në dynja dhe botën tjetër.

Madje Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve, dhe profetët nuk lanë trashëgim as dinar dhe as dirhem, por kanë lënë dijen. Kush e merr atë ai ka marrë mirësi të pakrahasueshme.”

Dija nuk arrihet duke ta falur atë pa e kërkuar atë, por patjetër duhet të kërkohet. Njeriu nuk e arrin me falje apo inspirim nga vetvetja e tij siç mendojne ithtarët e mistikës, por dija ka nevojë për kërkim dhe mund në arritjen e saj dhe durim në marrjen e saj.

Po ashtu dija nuk merret vetëm nga librat. Nuk merret dija nga ata që pretendojë se kanë dije, të cilët nuk janë thelluar në dije në mësimin e fesë së Allahut. E shumta gjë që gjen tek ata është se ata lexojnë nëpër libra dhe memorizojnë tekstet (kuranore, hadithe dhe fjalët e dijetarëve) dhe nuk e dinë domethënin e tyre e nuk e përvetsojnë këtë nga dijetarët. Kjo rrugë është e dëmshme për njeriun, sepse dija nuk merret vetëm se nga dijetarët brez pas brezi derisa Allahu të trashëgojë tokën dhe çka gjendet në të.

Prej bazave themelore të mësimit (marrjes së dijes) është se kjo merret nga dijetarët edukues, dijetarët që njihen për dijen e tyre, të cilët e kanë përftuar atë nga shujuhët (mësuesit) e tyre. E këta e përcjellin këtë dije te nxënësit e tyre dhe kështu e lënë trashëgimëni mes veti (brez pas brezi) derisa Allahu të trashëgojë tokën dhe çka në të.

Kjo është prej bazave të kërkimit të dije: udhëtimi për tek dijetarët t’i kërkojnë dijetarët në çdo vend qofshin ata derisa ta marrë dijen prej tyre. Kjo është rruga të cilën kush e merr Allahu ia lehtëson atij rrugën për në xhenet.

Po ashtu prej bazave të rëndësishme të mësimit: Njeriun mos ta fillojë mësimin (arritjen e dijes) nga degët e saj dhe nga maja e saj, por ta fillojë atë nga baza hap pas hapi. Pra, ta marrë (mësojë) atë hap pas hapi duke filluar nga librat e shkurtër në çdo lëmi të dijes duke memorizuar dhe kuptuar nga duart e dijetarëve. Mos të fillojë leximin nga librat voluminoz dhe as nga librat që janë ndërtuar mbi kundërshtimet e dijetarëve dhe fjalët e ndryshme, por dijen ta mësojë (përvetësojë) pak nga pak. Dija nuk merret e gjitha për njëherë por merret vetëm duke ecur hap pas hapi.

Prej bazave të kërkimit të dijes: Kërkohet që nxënësi i dijes mos të jepet në kërkimin e saj pas një lëmije të vetme si p.sh. të mësoj vetën jurisprudencën islame, apo vetëm në lëminë e haditthit apo vetëm në atë të komentimit të Kuranit. Por ai të mësojë dhe përftojë çdo dije në formë përmbledhëse e të dobishme. Ngase dijet janë të lidhura me njëra-tjetrën. Prandaj patjetër duhet që nxënësi i dijes të fillojë me leximin e Kuranit, memorizimin e tij dhe të lexojë çdo herë (ditë) nga një pjesë Kurani jo nga ajo që ai ka memorizuar.

Baza e fillimit të kërkimit të dijes është Libri i Allahut të Lartmadhëruar. Të lexojë çfarë i vjen më lehtë nga komentimi dhe shpjegimi i Kuranit derisa t’i kuptojë ajetet. Mos t’i lexojë vetë, por t’i lexojë duke qenë i ulur te dijetarët dhe dijetarët e tefsirit. Pra ta mësojë dijen e komentimit të Kuranit nga dijetarët e specializuar dhe të njohur në këtë lëmi.

Po ashtë të lexojë në lëminë e hadithit, të lexojë në këtë fushë të dijes duke e memorizuar dhe kuptuar hadithin në prani të dijetarëve të hadithit, të cilët janë të njohur për këtë gjë.

Gjithashtu të lexojë dhe në lëminë e jurisprodencës islame e ato janë dispozitat që nxirren nga Kurani dhe Suneti. Kjo është jurisprudence (el fik’h): “Dispozitat legjislative që përftohet nga Kurani dhe Suneti.”

Po ashtu të lexojë në librat e gramatikës së gjuhës arabe, sepse Kurani dhe Suneti janë shpallur në gjuhën arabe. Patjetër duhet që nxënësi i dijesë të lexojë librat e gramatikës së gjuhës arabe në mënyrë që të njohë domethënien e ajeteve dhe haditheve. E të njohë (mësojë) lidhjet e fjalëve në aspektin gjuhësor në mënyrë që të shpëtojë nga gabimet eventuale. Ngase dija e gramatikës së gjuhës arabe të ndihmon në kuptimin e teksteve në formën e saktë.

Cdo lëmi e dijes ka baza dhe rregulla. Në lëminë e hadithit është “terminologjia e hadithit”, që është rregullat ku dallohet hadithi autentik nga i miri, nga i dobëti dhe i shpikuri. Patjetër që duhet mësuar qoftë dhe në formë përbledhëse rreth terminologjisë së hadithit.

Po ashtu të mësojë në formë përmbledhëse rreth bazave të jurisprodencës islame dhe rregullave të saj. Duke i lexuar këto para ndonjë dijetari të specializuar në lëminë e bazave të jurisprodencës islame.

Gjithashtu ai duhet të lexojë dhe në lëminë e bazave të tefsirit në formë përmbledhëse, sepse tefsiri ka baza dhe menhexh e që quhet “Usulu et Tefsir – Bazat e tefsirit”. Pra, të lexojë rreth kësaj në librat përmbledhës që janë shkruar në këtë lëmi. Këto janë çelësat e dijeve. Dijes i afrohesh nga dera e saj (baza) dhe jo nga degët. “E, mirësia nuk është që të hyni në shtëpi nga mbrapa tyre, por mirësi është ajo e atij që ruhet (nga ndalesat e Allahut).[10] Hyni në shtëpi nga dera e tyre.”[11]

Cdo dije ka “derën” e saj ku patjetër duhet të futesh nga kjo derë (që ta përftosh dijen). E këto “dyer” janë librat e shkurtër përmbledhës. Elhamdulilah dijetarët (Allahu i mëshiroftë!) janë kujdesur për këto libra përmbledhës duke i shkurtuar dhe përmbledhur në formën më të mirë dhe të lehtë për nxënësit duke i afruar në proza derisa ata t’i memorizojnë dhe t’u shpjegohet atyre tek dijetarët. Këto dije, siç edhe e përmendëm, janë të lidhura me njëra-tjetrën. Dija e bazave të jurisprodencës është e lidhur me dijen e tefsirit, dijen e hadithit dhe dijen  egramatikës së gjuhës arabe. Të gjitha këto dije janë të lidhura me njëra-tjetrën. Prandaj nuk duhet që nxënësi i dijes të jepet pas një lëmije dhe të harrojë dijet e tjera.

Këto libra të shkurtër dhe përmbledhës  që janë shkruar janë të lehta për atë që Allahu i jep sukses. Kështu që, të ecë me to duke i mësuar pak nga pak te dijetarët. Ai duhet të ketë një metodologji studimi qoftë kjo nëpër shkolla, institute, kolegje me mësuesit dhe kurset mësimore në çdo lëmi të dijes ose duke lexuar libra te dijetarët në tubimet e dijes që mbahen në xhami ose në kurset e dijes që janë të njohura.

Dija nuk kërkohet në mënyrë të fshehtë, por ajo kërkohet haptas. Nuk kërkohet fshehtas në tubimet e fshehta (siç veprojnë disa grupe sh.p.), nuk kërkohet në vendet e pushimit apo në vendet e fshehta, por ajo kërkohet haptazi në mënyrë që të përfitojë çdokush si ata që prezantojnë në të prej njerëzve të thjeshtë ashtu dhe të tjerët.

Dija shfaqet dhe nuk fshihet, sepse Allahu e ka zbritur atë për njerëzit dhe nuk e ka zbitur vetëm për një grup të caktuar. Prandaj patjetër duhet që kërkim i dijes të bëhet haptazi në xhami ose në shkollat e ligjësuara nga shteti. Këto janë bazat e kërkimit të dijes. Dijetarët thonë: “Kush humbet bazat atij i bëhet e ndaluar (pamundur) arritja.” Nëse humbet këto baza dhe i vërsulesh dijes jo në rrugën e duhur, ti ia ke ndaluar vetes arritjen e saj. “Kush humbet bazat atij i bëhet e ndaluar (e pamundur) arritja.”

Kërkohet nga nxënësi i dijes që të ecë mbi këto baza dhe ta marrë (mësojë) dijen nga bazat e saj dhe jo nga degët e saj, sepse një gjë e tillë bën që njeriu ta humbasë atë dhe mos të arrijë asgjë (prej dijes).

Po ashtu kërkohet nga nxënësi i dijes që të jetë i durueshëm. Patjetër duhet që nxënësi i dijes duhet të bëj durim gjatë vështirësive që has në kërkimin e dijes, të bëj durim dhe për kohën e gjatë merr kërkimi i saj. Të bëj durim dhe të ec me rrugën e dijes edhe nëse kjo të merr shumë kohë dhe assesi mos të pikëllohet dhe as të lodhet.

 

Përktheu Unejs Sheme

[1] Er Rahman, 3. Sh.p.

[2] Er Rahman, 4. Sh.p.

[3] El Alak, 4. Sh.p.

[4] El Alak, 5. Sh.p.

[5] Es Saff, 9. Sh.p.

[6] El Isra, 96. Sh.p.

[7] Muhamed, 19.

[8] Muhamed, 19.

[9] Et Teube, 122.

[10] Thuhet se ky ajet ka zbritur në lidhje me disa njerëz të cilët kur vishnin rrobat e ihramit për Haxh apo për Umra, nuk hynin në shtëpi nga dera e saj, por nga mbrapa shtëpisë, nga dritarja apo nga ndonjë derë e pasme. Atëherë u shpall ky ajet, i cili sqaron se kjo vepër e tyre nuk ka vend në fe dhe nuk është mirësi, por vepër e njerëzve të injorancës, dhe e ndaloi këtë gjë. Taberiu.

[11] El Bekare, 189.