Edukimi i suksesshëm

September 30, 2024

📜Edukimi i suksesshëm

Sot po lexoja fjalët e Ibn Kudameh el-Makdisit, Allahu e mëshiroftë, për edukimin e fëmijëve, dhe më pas lexova komentin e shejhut të nderuar Uelid Sejf en-Nasr, Allahu e ruajtë, kur tha:

“Edukimi më i madh është edukimi me Librin e Allahut dhe Sunetin, me akiden e teuhidit detyrimet që kërkon, dhe me metodologjinë e selefëve.”

Pastaj shkova të falja namazin e sabahut, dhe imami lexoi nga surja el-Ahzab. Kur arriti te fjala e Allahut të Lartësuar:
وَٱذْكُرْنَ مَا يُتْلَىٰ فِى بُيُوتِكُنَّ مِنْ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ وَٱلْحِكْمَةِ ۚ
“Dhe përkujtoni atë që lexohet në shtëpitë tuaja prej ajeteve të Allahut dhe urtësisë,”

Thashë me vete, duke kujtuar tefsirin e imam Shafiut, Allahu e mëshiroftë, se fjala “urtësi” nënkupton Sunetin: Ky ajet është argumenti më i qartë për atë që komentoi shejhu. “Ajo që lexohet në shtëpitë tuaja…”, duke treguar se në shtëpitë e nënave të besimtarëve nuk kishte gjë tjetër përveç Kuranit dhe Sunetit.

Me to i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, dhe me moralin e tij madhështor, i edukonte njerëzit e tij. Sa bukur është që burrat dhe gratë të ndjekin këtë metodë madhështore në shtëpitë e tyre.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
وَٱتَّبِعْ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ وَٱصْبِرْ

“Dhe ndiq atë që të shpallet ty nga Zoti yt dhe bëhu i durueshëm…”
قُلْ إِنَّمَآ أُنذِرُكُم بِٱلْوَحْىِ

“Thuaj: Unë ju paralajmëroj vetëm me shpalljen,”

Sepse udhëzimi është në tekstet e shpalljes, ashtu siç ka thënë i Lartësuari:
قُلْ إِن ضَلَلْتُ فَإِنَّمَآ أَضِلُّ عَلَىٰ نَفْسِى وَإِنِ ٱهْتَدَيْتُ فَبِمَا يُوحِىٓ إِلَىَّ رَبِّىٓ ۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٌۭ قَرِيبٌۭ

“Thuaj: Nëse devijoj, devijoj vetëm për dëm të vetes sime, dhe nëse udhëzohem, është për shkak të asaj që më shpallet nga Zoti im. Ai është Dëgjuesi dhe i Afërti.”

Shumica e njerëzve – veçanërisht gratë, të cilat janë më të përfshira në edukim – mbështeten në një përzierje të eksperiencave të atyre që i quajnë ekspertë të edukimit dhe sociologjisë perëndimore dhe në hamendësimet e mendjeve të tyre. Dhe nëse marrin diçka nga Kurani dhe Suneti, e marrin vetëm sa për bereqet.
Por suksesi dhe dështimi janë vetëm në dorë të Allahut. Tek Ai mbështetem dhe tek Ai kthehem.

✍ Shkruar nga: Abdul-Malik Ramadani
20 Rabi’ el-Euel, 1446 H.

Dosje:

Loading...