U bë dhe shejhu ynë për rahmet! O Allah na mëshiro edhe neve kur të shkojmë atje ku kanë shkuar ata! Thotë shejh Ebu Islami – Allahu e mëshiroftë – në librin e vet “Besimi së pari, sikur ta dinit” (1/19-20) :
“Ky është një përgëzim që ua përcjell të gjithë atyre që e duan shejhun (Albanin – Allahu e mëshiroftë). Kjo është një ëndërr që e kam parë për shejhun dhe shpresoj të jetë e mirë (e vërtetë). Po ua tregoj me pikë dhe me presje ashtu siç e kam parë:
Kam parë në ëndërr një prej studentëve të dijes i cili e donte shumë shejh Albanin sa ishte gjallë, por pas vdekjes së tij filloi ta akuzonte atë si murxhi (grup i humbur).
E pashë atë në ëndërr sikur erdhi në shtëpinë time dhe më pyeti:
– O Ebu Islam, a ke dituri rreth ëndrrave?
– Jo.
– Ndërsa unë kam mbledhur shumë njohuri rreth ëndrrave.
– (Ebu Islami): Kam parë një ëndërr sot, a do të ma komentosh?
– Do ta komentoj.
– E pashë shejhun tonë Albanin – Allahu e mëshiroftë – sikur ishte ulur në një kopësht të mbushur me lule dhe fruta, dhe po binte një shi i butë. E ai tregonte me dorën e tij drejt përpara vetes si ai që dëshiron të tregojë një vijë të drejtë.
– Kjo ëndërr të përgëzon se shejhu është në mirësi dhe begati, dhe shenja që ai bëri me dorën e tij sikur dëshiron t’u thotë studentëve të vet: Qëndroni fort në rrugën e të parëve tanë të mirë në të cilën ju lashë.
– Nëse është kështu, përse ti atëherë e akuzove shejhun si murxhi?
– Për shkak të epshit që kisha në veten time! Dhe në këtë më shtyu gjithashtu edhe teprimi i disa vëllezërve në mbrojtjen e shejhut…!!!”
Pastaj u zgjova nga gjumi i gëzuar me këtë ëndërr përgëzuese sipas së cilës shejhu ishte në mirësi – siç e komentoi ai vëllai – dhe këtë shpresojmë edhe ne prej Allahut. Kopshti me lule dhe fruta dhe shiu, të gjitha këto komentohen si begati dhe mëshirë!
Allahumme amin! Edhe shejhut tonë Ebu Islam-it i urojmë të njëjtën!
Të Ngjashme
- Këto janë pyetjet më të mëdha të jetës tënde. Udha e Besimtarëve
- Njeriu duhet të pyesë veten, përse ndodhin këto! Udha e Besimtarëve
- Ligji i pandryshueshëm i Allahut Udha e Besimtarëve
- Begatia e vërtetë e jetës Udha e Besimtarëve
- Kategoritë e njerëzve që jetojnë për këtë botë dhe harrojnë botën tjetër Udha e Besimtarëve