Shejh Ibën Utjhejmini, Allahu e mëshiroftë, është pyetur:
A është dërguar ndonjë profet nga lloji i xhindëve? Çfarë mendoni për ata që argumentohen me ajetin Kuranor: “O tog i xhindëve dhe i njerëzve, a nuk ju patën ardhur të dërguar nga mesi juaj?” | El Enam: 130. Se xhindëve u është dërguar Profet nga mesi i tyre?
Ai u përgjigj: Jo, sepse Allahu i Lartësuar ka thënë: “Sigurisht, Ne dërguam Nuhun dhe Ibrahimin e u dhuruam trashëgimtarëve të tyre profecinë dhe librin.” | El Hadid: 26. Xhindët nuk janë nga pasardhësit e Nuhut e as të Ibrahimit, ndaj dhe nuk mund të ketë të dërguar prej tyre.
Sa i përket fjalës së Allahut: “O tog i xhindëve dhe i njerëzve, a nuk ju patën ardhur të dërguar nga mesi juaj.” | El En’am: 130.
Për shpjegimin e këtij ajeti kanë thënë: Ajeti u drejtohet një togu prej xhindëve e jo të gjithëve, ndaj ai u drejtohet atij grupi duke thënë: “A nuk ju patën ardhur të dërguar nga mesi juaj?” Qëllimi është një pjesë e dy grupeve, kështu kuptohet ajeti, sepse ajetet e tjera tregojnë se të dërguarit janë prej pasardhësve të Ademit. Duke pasur parasysh se qëllimi nga të dërguarit është paralajmërimi dhe qëllimi i të dërguarve prej xhindëve është paralajmërimi. Si rasti i atyre xhindëve që u kthyen tek populli i tyre si këshillues: “Ata thanë: O populli ynë! Ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait i cili vërteton shpalljet para tij, udhëzon nga e vërteta dhe tregon rrugën e drejtë.” | El Ahkaf: 30.
Përktheu: Ylli Rama
Dosje: xhindet
Të Ngjashme
- Me çfarë gjuhe do t’u flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë e bërjes së tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve
- Vlerësimi i veprave: nga më e rëndësishmja tek më e dobishmja Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Kënaqësia më e madhe e banorëve të Xhenetit Ibn Kajim el-Xheuzije
- Çfarë përfshijnë gjashtë shtyllat e Imanit? Udha e Besimtarëve