Falja e dy rekateve kur hyn në Xhaminë e Shenjtë

August 20, 2017

Falja e dy rekateve kur hyn në Xhaminë e Shenjtë.

Pyetësi thotë: A është përshëndetja për xhaminë (tehijetul-mesxhid) e shenjtë namazi i dy rekateve apo kryerja e tavafit?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) u përgjigj: Xhamia e Shenjtë (Qabja) ka të njëjtin gjykim si xhamitë e tjera. Kush hyn në të për të falur namaz apo për të dëgjuar dhikrin (tubimet e dijes) apo gjëra të ngjashme, ai duhet të fali dy rekate njësoj si në xhamitë e tjera. Bazuar në përgjithësimin e fjalës së Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ku thotë: “Kur ndonjëri nga ju hyn në xhami mos të ulet derisa të falë dy rekate.”

Ndërsa kush hyn për të kryer tavafin siç është personi që ka ardhur për të kryer umren, për të bërë tavafin e umres apo tavaf vullnetar, në këtë rast tavafi vlen nga falja e dy rekateve për përshëndetjen e xhamisë (tehijetul-mesxhid).

Ngase ai kur të kryej tavafin ka për të falur dhe dy rekate pas përfundimit të namazit.

 

“Fetaua Nurun ala ed-Derb” vëll. 5.

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...