Falja e namazit me dorezat veshur në dorë
Pyetje: Gjatë ditëve të dimrit e ndiej të ftohtin më shumë tek duart, a më lejohet të vesh doreza dhe të falem me këto doreza në duar, a është në kundërshtim ky veprim me shkuarjen në sexhde me shtatë gjymtyrë, ku janë përmendur edhe duart?
Përgjgje: Veprimi yt nuk përbën ndonjë problem, nëse përdor dorezat, siç përdoren edhe mestet kjo nuk ka problem dhe falenderimi i takon Allahut. Pa marrë parasysh nëse i përdor dorezat për të mbjatur duart e ngrohta, apo mbështjell diçka rreth kokës dhe bën sexhde (në këtë gjendje), kjo nuk ka problem, çështja ka hapsirë elhamdulilah.
Kur i nxehti përcëllonte tokën, Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur ndaj tyre) sexhden e bënin mbi rrobat e tyre.
Abdul Aziz Bin Baz (Allahu e mëshiroftë)
Perktheu Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Me çfarë gjuhe do t’u flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë e bërjes së tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve
- Vlerësimi i veprave: nga më e rëndësishmja tek më e dobishmja Shehul-Islam Ibn Tejmie
- A është e saktë shprehja “vdiq parakohe”? Udha e Besimtarëve
- Falja e dy rekateve të hyrjes në xhami afër kohës së ikametit Udha e Besimtarëve