Falenderimi dhe levdata i perket Allahut, salavatet dhe selamet jane per te Derguarin e gjithe njerezimit.
Duke u nisur nga neglizhenca e madhe qe ekziston tek muslimanet ne pergjithesi dhe ne vecanti tek imamllaret dhe personat pergjegjes per ceshtjet e muslimaneve, ne lidhje me kohet e namazit, vecanerisht namazin e sabahut me te cilin lidhet dhe koha e agjerimit,per ta sqaruar sadopak kete teme do sjellim disa fjale te dijetareve bashkekohorë, e theksojme bashkekohorë ashtuqe te mos ngelet justifikim per te mashtruarit pas modernizimit dhe zhvillimit teknologjik, duke u shmangur nga normat fikse te sheriatit te cilat nuk pranojne ndryshim dhe transformim ne varesi te kohes dhe rrethanave, sepse dispozitat fetare kane ardhur lehtesisht te kuptueshme dhe te zbatueshme per te gjithe, jo per te qene monopol i disa specialisteve eksperte te cilet duhet te bejne vite shkolle dhe analiza studimore, kalkulime dhe studime, ashtuqe me pas te na dalin me perfundime, nderkohe qe Allahu e ka lehtesuar fene pa pasur nevoje per sforcime te tilla.
El Alameh el muhakik Takijud-din el Hilali ka thene: Pas nje studimi dhe analize te gjate gjitheperfshirese, dhe vrojtimeve te perseritura nga njerez me shikim te mprehte dhe une sebashku me ta, zbulova se percaktimi i kohes sipas kalendarit per ezanin e sabahut nuk perputhet me percaktimin fetar, sepse muezini e therret ezanin para se te qartesohet agimi ashtu sic eshte i percaktuar ne sheriat.
Marre nga libri:Bejanul fexhris-sadik fq 2
Muhamed Rashid Rida ka thene: Nga ekstremizmi i theksuar i khalefeve ne percaktimin e dukurive, sebashku me neglizhencen qe kane ne permiresimin e anes se brendshme me devotshmeri, eshte edhe percaktimi i agimit duke e fiksuar me minuta, nepermjet te cilave ne kohen e agjerimit i shtuan njezet minuta para kohe per siguri. Nderkohe qe realiteti tregon se qartesimi i bardhesise se dites nuk behet e dukshme per njerezit vecse njezet minuta pas asaj qe ata kane percaktuar.
Marre nga libri: Tefsirul menar 2/184
el Alameh Ibnul Uthejmini ka thene: Persa i perket namazit te sabahut, dicka eshte e njohur tashme, koha e percaktuar qe ndiqet nga njerezit, nuk eshte e sakte, sepse koha e kalendarit eshte para kohes se vertete se paku me pese minuta. Disa vellezer kane dale ne shkretetire duke vrojtuar dhe kane vene re se dallimi ndermjet kohes qe ndiqet dhe agimit real eshte perafersisht njezet minuta. Kjo ceshtje eshte shume e rrezikshme, prandaj duhet qe njeriu ne namazin e sabahut te mos ngutet per te bere ikametin e namazin por le te vonohet se paku njezet ose njezet e pese minuta, derisa te sigurohet qe ka hyre koha reale e agimit.
Marre nga libri:Sherhu Rijadis-salihijn 3/216
Gjithashtu shejhu thote: Shenjat dalluese te agimit, ne kohen tone jane shnderruar ne shenja te panjohura, te veshtira per tu ditur, ndaj njerezit i mbeshteten kalendareve dhe oreve, duke qene dhe vete keto kalendare te ndryshme mes tyre. Nese dy kalendare kane mospajtim mes tyre ku secili eshte i bazuar ne ixhtihadin e nje dijetari apo njerezve eksperte, atehere i japim perparesi atij kalendari i cili e paraqet kohen sa me vone, sepse parimi baze eshte mos hyrja e kohes, pavaresisht se secili kalendar eshte hartuar nga specialiste.Fukahate e kane theksuar kete lloj ceshtjeje, duke thene se nese dikush i ngarkon dy vete qe te vrojtojne kohen per te, duke u thene:Vrojtojeni kohen per mua. Njeri prej tyre thote: Hyri agimi, tjetri thote:Nuk ka hyre akoma, atehere do marrim per baze thenien e te dytit dhe do hame e pime derisa te perputhen qe te dy ne mendimin se ka hyre koha.Une personalisht marr per baze kalendarin me te vonuar.
Marre nga libri:Sherhul mumti 2/48
Meposhte keni dhe linkun audio ku shejhu e konsideron te gabuar percaktimin e kalendarit te Umul Kura
http://www.youtube.com/watch?v=1_Am8WLJGs0
Shejhu el alameh Muhamed Nasirudin el Albani thote: E kam pare vete dallimin qe ekziston, shpeshhere qe nga shtepia ime ne Kodren Hemlan ne jug-lindje te Amanit, duke me mundesuar qe te sigurohem per saktesine e pretendimit te disa vellezerve xheloze ne raport me vlefshmerine e adhurimit te muslimaneve, qe ve ne dukje se ezani i sabahut ne disa vende arabe therritet para agimit real me nje kohe relative ndermjet njezet dhe tridhjete minutave, madje edhe para agimit te rreme. Shpeshhere e kam degjuar thirrjen e ikametit ne disa xhami fiks ne kohen e agimit te vertete, qe do te thote se ezani ka qene para kohes, madje ndodh qe e ngutin faljen e farzit para kohes, ne muajin e Ramazanit
Marre nga libri : es-Silsiletu es-Sahihah 5/52
Fetvaja nga Komisioni i Perhershem i Fetvave dhe Studimeve:
Pyetje:Dua ti paraqes shkelqesise tuaj problemin e namazit e sabahut dhe jacise, ne rajonin e New Castle ne Angli, ku muslimanet hasin veshtiresi te medha ne percaktimin e koheve te namazit. E njejta gje haset dhe ne percaktimin e kohes se frenimit nga ushqimi(imsakut). Kjo sepse drita arrin ne siperfaqen e tokes para lindjes se diellit, ashtu sic vazhdon kjo drite edhe pas perendimit te diellit per nje fare kohe te gjate, nganjehere ndoshta dhe gjithe naten. Shkencetaret astronome e kane ndare kohen qe nga shfaqja e drites deri ne lindje te diellit, si dhe kohen e perendimit te diellit deri ne zhdukjen totale te drites, ne tre etapa:
Etapa e pare: Intensiteti i drites arrin ne ate nivel qe i mundeson individit qe te kryeje cdo lloj pune.
Etapa e dyte: Drita eshte ne ate lloj niveli qe nuk i mundeson individit kryerjen e cdo lloj veprimtarie e cila kerkon drite per te mundesuar shikimin.
Etapa e trete: Erresira e plote.
Pyetja qendron: Si mund te percaktohet fillimi i kohes se namazit te sabahut dhe te jacise, si dhe frenimi nga ushqimi, duke marre ne vleresim dhe kohet e percaktuara ne klasifikimin astronomik(kalendarin)?
Pergjigje: Nuk merret ne konsiderate klasifikimi astronomik per percaktimin e koheve te namazit, por ajo qe merret ne konsiderate per hyrjen e kohes se sabahut eshte shfaqja e drites horizontale te shtrire ne horizontin lindor, kur kjo drite te jete dalluar dhe qartesuar, kohe e cila mbaron me lindjen e diellit. Koha e perendimit te diellit fillon me zhdukjen e diskut te diellit dhe nuk merret aspak ne konsiderate drita qe ngelet pas zhdukjes se diellit.
Koha e jacise fillon me zhdukjen e kuqerrimes se horizontit e cila shfaqet me perendimin e diellit.
Imsaku eshte koha e sabahut qe sqaruam ne fillim dhe perfundon me perendimin e diskut te diellit,pavaresisht drites qe ngelet. Ne lidhje me vendet ne te cilat dielli nuk perendon me dite dhe muaj te tere apo ne te cilat nata eshte shume e gjate apo qe zgjat me dite dhe muaj, Komisioni i Larte i Dijetareve ne Mbreterine e Arabise Saudite ka nje deklarate sqaruese se si duhet te veproje muslimani i cili banon ne ato vende, qofte per namazet apo per agjerimin.
Allahu eshte qe jep sukses
Komisioni i Perhershem i Fetvave dhe studimeve akademike
Kryetari:
Abdulaziz bin Baz
Anetaret:
Abdullah binKuud, Abdullah bin Gudejan, Abdurrezak Afifi
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve
- A i lejohet personit ta falë namazin në shtëpi dhe të mos shkojë në xhami? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin