Një pyetje drejtuar sheikh Albanit –Allahu e mëshiroftë- në lidhje me agjërimin dhe çeljen e tij kur vendet islame bien në kundërshtim për shpalljen e tyre.
Pyetësi i thotë: Kur vendet islame bien në kundërshtim në lidhje me agjërimin dhe çeljen e Ramazanit, njeriu duhet të agjërojë dhe të çelë me vendin e tij?
Sheikh Albani: Patjetër.
Pyetësi: Nganjëherë njerëzit e neglizhojnë shikimin e hënës dhe agjërojnë dy ditë pas vendeve të tjera……..?
Sheikh Albani: Para çdo gjëje duhet të dimë se shikimi i një personi nuk ka vlerë në sheriatin islam se profeti -alejhi selam- thotë: “Agjërimi është atë ditë kur agjërojnë njerëzit dhe çelja është atë ditë kur çelin njerëzit”. Prandaj nëse dikush e shikon (hënën) dhe njerëzit nuk kanë agjëruar atëherë edhe ai nuk duhet të agjërojë edhe pse e ka parë hënën sepse duhet ti bashkohet njerëzve dhe të mos i kundërshtojë ata. Dihet nga të gjithë fjala e profetit -alejhi selam-: “Agjëroni kur ta shihni (hënën) dhe çeleni kur ta shihni atë”.
Nuk ka dyshim që çështje nuk është çështje personale siç është namazi ku ti mund të falesh edhe në shtëpinë tënde, apo në dyqanin tënd, apo në vendin tënd të punës, apo në cilindo vend që ndodhesh por nuk mund të agjërosh duke u bazuar në shikimin tënd por duhet të agjërosh me banorët e vendit tënd ku banon edhe ti. Nëse agjërojnë banorët e vendit agjëro me ta dhe nëse e çelin çele me ta.
Fjala e profetit -alejhi selam-: “Agjëroni kur ta shihni (hënën)” nuk ka dyshim se është fjalë e përgjithshme për të gjithë myslimanët por është për të ardhur keq se sot qeveritë myslimanë janë vetëm emra dhe joreale sepse ata nuk gjykojnë me atë që ka zbritur Allahu dhe prej fakteve që tregojnë për këtë gjë është se çdo vend agjëron vetëm pa bashkëpunim ndërkohë që bërtasin duke thënë: unitet, unitet!
Por ata nuk janë të sinqertë në atë që thonë se gjëja më e vogël ku mund të bashkoheshin si festat, hyrja e muajit të agjërimit dhe dalja prej tij nuk e bëjnë këtë gjë. Atëherë përderisa nuk mundet që shtetet islame të bashkohen në agjërim dhe në çelje për shkak të mosmarrëveshjeve qeveritare duhet që çdo shtet apo popull të agjërojë sipas shikimit të tij. Ndërsa të përçahen banorët e një vendi në dy grupe nuk është e pranueshme sepse na mjafton ne të jemi të ndarë në shtete se nuk na mbetet veçse edhe çdo vend të ndahet në dy pjesë edhe pse ka ndodhur për fat të keq se disa njerëz agjërojnë me Saudinë, disa me Sirinë etj.
Pra, kjo nuk duhet të ndodhë sepse siç kemi thënë në disa shembuj të pyetjeve të kaluara se myslimani nëse bie mes dy të këqijave zgjedh të keqën më të vogël. Tani që banorët e një vendi të agjërojnë bashkërisht është më e mirë sesa të ndahen mes njëri-tjetrit sepse kjo është më e keqe. Më e mira është të agjërojë ky vend me atë vendin tjetër, ky shtet me këtë shtet dhe të behet bota islame ose e gjitha në agjërim ose e gjitha në festë por kjo është e pamundur dhe na vjen keq por Allahu nuk e ngarkon njeriun veçse aq sa ka mundësi.
Pra, banorët e një vendi kanë mundësi që kur shteti e shpallë agjërimin në filan ditë të agjërojë i gjithë populli edhe nëse është kjo shpallje jo legjitime dmth: jo e përcaktuar sipas sheriatit se çështja është në dorën e shtetit dhe jo në dorë të një personi si dënimet e përcaktuara nga sheriati, sikur ti zbatonin ato disa prej njerëzve do shfaqej shkatërrimi në tokë dhe në det. Shtetet në këtë kohë nuk i zbatojnë dënimet e përcaktuara me sheriat atëherë a duhet që njerëzit vetë ti zbatojnë ato? Psh: kur dikush vret dikë, të ngrihet tjetri e ta vrasë?! Kështu shtohet shkatërrimi në tokë. Prandaj agjërimi i banorëve të një vendi është ose të gjithë të agjërojnë ose të gjithë ta çelin dhe nuk lejohet të ndahen.
Pyetësi:Nëse bëhet me llogaritje astronomike?
Sheikh Albani: Nuk ka llogaritje astronomike siç ka thënë profeti -alejhi selam- “Agjëroni kur ta shihni (hënën) dhe çeleni kur ta shihni atë”…….
Pyetësi: Nëse shteti apo ministria e vakëfeve i përmbahet atyre?
Sheikh Albani: Ta thashë njëherë përgjigjen për këtë gjë: edhe nëse shteti e shpall agjërimin apo çeljen në rrugë jo të përcaktuara sipas sheriatit. Nuk mundet populli të luftojë shtetin se çështja bëhet më e rëndë. Nuk do të thotë kjo se kapja pas llogaritjeve astronomike është rrugë e legjitime por siç thuhet: një pjesë e së keqes është më e lehtë se një pjesë tjetër. Kjo është ajo që them edhe pse llogaritjet astronomike janë pa vlerë.
Shih: SilsiletEl-HudaueEn-Nur, kaseta nr: 403.
Përktheu dhe përgatiti: Teuta XEKA:
Dosje: Muaji i Ramazanit
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve