Fjalë të arta nga Ibn Kajim

July 30, 2024

📜 Fjalë të arta nga Ibn Kajim
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe Ne i kemi bërë disa prej jush sprovë për të tjerët.”
Ky sprovim i përfshin të gjitha krijesat, ku disa sprovohen me disa të tjerë:
Sprovohen të dërguarit me njerëzit tek të cilët u dërguan, duke i ftuar tek e vërteta, duke duruar ndaj dëmeve të tyre dhe duke përballuar vështirësitë në përçimin e mesazhit të Zotit të tyre!
Nga ana tjetër sprovohen njerëzit tek të cilët u dërguan këta pejgamberë: a do t’u binden atyre, a do t’i mbështesin, a do t’u besojnë? Apo do t’i mohojnë, do t’i refuzojnë dhe do t’i luftojnë?
Sprovohen dijetarët me injorantët: duke i mësuar, këshilluar dhe duke duruar në mësimin, këshillimin dhe udhëzimin e tyre, dhe të gjitha detyrimet e tjera që vijnë me këtë.
Sprovohen injorantët me dijetarët: a do t’u binden atyre dhe a do të udhëhiqen prej tyre?
Sprovohen mbretërit me popullin, dhe populli me mbretërit.
Sprovohen të pasurit me të varfrit, dhe të varfrit me të pasurit.
Sprovohen të dobëtit me të fuqishmit, dhe të fuqishmit me të dobëtit.
Sprovohen zotërinjtë me ndjekësit, dhe ndjekësit me zotërinjtë.
Sprovohet pronari me skllavin, dhe skllavi me pronarin.
Sprovohen burri me gruan e tij, dhe gruaja me burrin e saj.
Sprovohen burrat me gratë, dhe gratë me burrat.
Sprovohen besimtarët me jobesimtarët, dhe jobesimtarët me besimtarët.
Sprovohen ata që urdhërojnë për të mirë me ata që i urdhërojnë, dhe ata që urdhërohen me ata që i urdhërojnë.
Prandaj, të varfrit dhe të dobëtit e besimtarëve që ishin ndjekës të të dërguarve u bënë sprovë për të pasurit dhe udhëheqësit e tyre, të cilët refuzuan të besonin edhe pse e dinin sinqeritetin dhe vërtetësinë e të dërguarve.”
✍ Ibn Kajim | 📚 “Igathetul lahfan”
 Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...