Gara ka filluar

April 4, 2022

Gara ka filluar, po ashtu edhe numërimi mbrapsht! Njerëzit tek Zoti i tyre janë duke shkuar. Dikush për tek Zoti i tij nxiton, e dikush çohet përpara Tij si skllav i arratisur prej zotërisë.

E ti bëhu nga ata që thonë: “Ata janë pas meje, ndërsa unë shpejtova për tek Ti o Zoti im që të kënaqesh prej meje.”

E mos u bëj nga ata që thonë: “Zoti im, më kthe pas që të bëj vepra të mira në ato që kam lënë mangut.” – pasi karvani të ketë ikur…!

Është Ramazan, ndaj nëse nuk shpëton tani kur do të shpëtosh? Nëse nuk mbushesh me devotshmëri në këtë muaj, kur do të mbushesh me furnizim për këtë udhëtim të gjatë e të mundimshëm? Kohë trazirash, dhe nuk të mbron në të veçse adhurimi që i ke bërë Allahut më parë. “Nxitoni të bëni vepra të mira dhe paraprijuni me to sprovave…” që të ruheni prej tyre.

Fatkeqësia më e madhe është që të hysh në Xhehenem duke i shqyer dyert e tij kur janë të kyçura, e të qëndrosh përpara portave të hapura të Xhenetit e të mos hysh dot në to. Zoti na ruajtë!

“Çdo njeri ecën, përpiqet, dhe e nxjerr në shitje veten e tij. Ose do ta çlirojë shpirtin e tij nga zjarri, ose do ta shkatërrojë atë.”

Prandaj mos humb kohë, largohu nga kotësitë dhe mbushe ditën tënde me adhurim; lexim Kurani, namaze në xhami, taravi, iftare, sadaka, dhikër, mos lër sunete pa falur, shtoje namazin e paradites dy rekate dhe mos iu ndaj atij. Bëj mirë dhe garo me garuesit, e kur të mbarojë gara dhe të zhduket pluhuri do të marrësh vesh a kishe kalë nën vete apo gomarit i kishe hipur!

Dosje:

Loading...