Gjendja e Mekës para dërgimit të Profetit

Ngjarjet (ndodhitë) e mëdha që paraprinë lindjen e Profetit (alejhi selam).

Ky kapitull përmban dhe trajton nëntemat e mëposhtme:

Nëntema e parë: Gjendja e Mekës para dërgimit të Profetit (alejhi selam).

Nëntema e dytë: Ndodhitë e mëdha që paraprinë lindjen e Profetit (alejhi selam).

Nëntema e tretë: Mësime, këshilla dhe dobi.

***

Nëntema e parë: Gjendja e Mekës para dërgimit të Profetit (alejhi selam).

Para se të dërgohej Profeti Muhamed (alejhi selam) njerëzit në Mekë jetonin në humbje të qartë, orvateshin në errësirat e idhujtarisë dhe injorancës.

Allahu i Lartësuar na e ka treguar gjendjen e njerëzve para se të dërgohej Profeti (alejhi selam), duke thënë: “Është Ai që u solli analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t’u lexuar atyre shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar Librin[1] dhe Urtësinë,[2] ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë.” (El Xhumuah: 2)

Ndërsa i dërguari ynë na tregon për gjendjen e njerëzve para dërgimit të tij (alejhi selam) duke thënë: “Vini re! Me të vërtetë Zoti im më urdhëroi që t’ju mësoj atë që nuk e dini, nga ajo që më mësoi mua në këtë ditë. Çdo pasuri që ja kam dhënë robit atë e ka të jetuar. Unë i krijova të gjithë robërit e mi në natyrë të pastër, por atyre u erdhën shejtanët dhe i devijuan nga feja e tyre duke u bërë haram atë që Unë u kisha lejuar. I urdhëruan të më bëjnë mua ortak dhe pse nuk kishin asnjë argument. Allahu i vështroi banorët e tokës dhe i pa që të gjithë të zhytur në idhujtari, arabët dhe joarabët, me përjashtim të një pakice prej ndjekësve të librit.” [E përcjell Muslimi me nr. 2865.]

Sahabiu i ndershëm Xhafer bin ebi Talib na rrëfen për gjendjen e banorëve të Mekës para dërgimit të Profetit (alejhi selam).  Ai i tregoi Nexhashiut duke i thënë: “O mbret! Ne ishim popull injorant, adhuronim putat, hanim ngordhësira, vepronim paturpësi, i ndërprisnim lidhjet farefisnore dhe silleshim keq me komshijtë. I forti prej nesh hante të dobëtin. Vazhduam kështu derisa Allahu i Madhëruar dërgoi tek ne një të dërguar prej popullit tonë, të cilit ia dimë prejardhjen, besnikërinë, amanetin që e ruan dhe ndershmërinë. Ai na ftoi tek Allahhu i Lartmadhëruar që ta njësojmë, ta adhurojmë, e të braktisim gurët e putat që adhuronim më parë ne dhe baballarët tanë. Na urdhëroi të themi të vërtetën, ta çojmë në vend amanetin, të mbajmë lidhjet farefisnore, dhe të sillemi mirë me komshijtë…” [Fikhu i Siras fq. 34, me saktësimin e Shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë).]

Njerëzit e kanë tepër të nevojshme që Allahu t’u dërgojë të dërguar, me qëllim që t’i nxjerrin nga errësirat në të cilat ndodhen.

Vijon .…

“Subulus Selam fi Sirati Hajril Enam.”

“Historia e Profetit (alejhi selam).”

Shkroi: Ebu Islam Salih Taha (Allahu e mëshiroftë).

——————————————

[1] Kuranin.

[2] Sunetin dhe rregullat fetare.