Pyetja: Nje musliman ka vdekur dhe ka pasur shume femije dhe ata kane pasuri, a i lejohet atyre te presin ndonje bageti per te vdekurin apo te japin buke, diten e shtate apo te dyzete, si dhurate per te dhe te mblidhen muslimanet per buke?
Pergjigje: Sadakaja (lemosha) per te vdekurin eshte e ligjeruar ne Islam, gjithashtu ushqyerja e fukarenjve dhe shperndarja e ushqimit dhe keshillimi me komshinjte dhe nderimi i muslimaneve ne veprat e mira te cilat na inkurajon Islami por prerja e dhenve, lopeve, deveve, shpendeve ose te tjera si keto per te vdekurin diten e vdekjes ose ne nje dite te caktuar si psh: dita e shtate apo e dyzete ose dite enjte ose dite xhuma ose naten e xhumase si lemoshe per te vdekurin eshte prej bidateve dhe shpikjeve qe nuk kane qene ne kohen e Paraardhesve tane te mire –Allahu qofte i kenaqur prej tyre!-. Eshte detyre heqja dore prej ketyre bidateve me argument fjalen e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush shpik ne Fene tone dicka qe nuk eshte prej saj, ajo i nuk i pranohet” dhe “Ruhuni nga shpikjet (ne fe)! Cdo shpikje eshte bidat dhe cdo bidat eshte humbje.” Transmeton Bukhariu dhe Muslimi.
Burimi: “Bidatet dhe gjurmet e tyre te keqija”, fq 117 gjithashtu “Mexhmu’ul Fetawa” 13/204-205
Shejkhu i nderuar AbdulAzijz ibn Baz –Allahu e meshirofte!-
Perktheu: Anis Agovi
Të Ngjashme
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij