Pyetja: Ne nje vend ka rreth tridhjete e pese xhami ne te cilat falet namazi i xhumase dhe pas perfundimit te tij namazfalesit falin namazin e drekes. A eshte e lejuar kjo apo jo?
Pergjigjja: Ajo qe dihet nga feja (nga gjerat qe duhet ti dije cdo musliman) dhe nga dija sipas argumenteve eshte se Allahu ne diten e xhuma ne kohen e drekes ka bere detyre vetem nje farz, namazin e xhumase, per meshkujt qe jane vendali (banore vendas, jo-udhetare), te lire (nuk jane rober ose te burgosur) dhe te pergjegjshem (menderisht, eshte ne moshen e pjekurise etj). Nese muslimanet e kryejne kete namaz nuk ka per ta farz tjeter, as namaz dreke e asgje tjeter. Namazi i xhumase eshte farzi ne kohen e tij. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, shoket e tij –radiAllahu anhum!- dhe Paraardhesit tane te mire dhe te tjeret pas tyre nuk falnin farz tjeter pas namazit te xhumase. Kjo qe thate ju eshte shpikur shume shekuj pas tyre. Ska asnje dyshim qe kjo eshte prej bidateve te shpikura per te cilat ka thene Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Ruhuni nga shpikjet (ne fe)! Cdo shpikje eshte bidat dhe cdo bidat eshte humbje.” Po ashtu ka thene alejhi selatu ue selem: “Kush shpik ne Fene tone dicka qe nuk eshte prej saj, ajo i nuk i pranohet” Transmeton Bukhariu dhe Muslimi. Ska asnje dyshim qe namazi i drekes pas xhumase eshte shpikje te cilen se bente ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe eshte e refuzuar. Kjo eshte bidat dhe devijim per te cilat na ka paralajmeruar Mustafaja sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Gjithashtu kane folur dhe terhequr verejtje per kete edhe dijetaret dhe prej tyre Shejkh Xhemeluddijn el-Kasimij ne librin e tij “Isleh el-mesexhid min el-bidea uel-aueid” dhe Shejkh El-Alemeh Muhammed Ahmed Abdus-Selem ne librin e tij “Es-Sunen uel-Mubtedeat”.
Nese dikush thote: “E bejme kete nga kujdesja dhe frika ne saktesine e namazit te xhumase (se mos nuk na pranohet xhumaja)” atehere pergjigjja per te eshte: Origjina eshte se xhumaja eshte e rregullt dhe e sakte dhe dreka nuk eshte e detyrueshme madje nuk eshte as e lejuar, ne kohen e xhumase, per ata qe e kane detyre faljen e xhumase (sic permendem me siper per meshkujt qe jane vendas, te lire, te pergjegjshem). Nje perkujdesje e tille eshte e ligjshme ne Islam kur nuk e di sunnetin dhe ke ndonje pasiguri dhe dyshim ndersa ne rastin tone nuk ka vend per dyshim sepse e dime nga argumentet se i detyrueshem eshte vetem namazi i xhumase dhe nuk lejohet tjeter ne vend te tij e as i bashkangjitur me te me justifikimin se keshtu sigurohemi per saktesine e saj e as shpikje e dickaje te re qe Allahu nuk e ka ligjeruar. Namazi i drekes ne kete kohe eshte ne kundershtim me argumentet fetare domosdoshmerisht te njohura(qe duhet ti dine krejt populli musliman) dhe eshte detyre lenia e kesaj vepre dhe paralajmerimi prej saj. Berja e kesaj vepre nuk ka asnje baze madje eshte prej vesveseve te shejtanit te cilat ja dikton njerezve qe ti largoje nga udhezimi dhe ti ligjeroje nje fe qe se ka shpallur Allahu, si ja zbukuron per shembull disave “sigurine” ne abdes sa i torturon ne abdesin e tyre e nuk mundet dot ta perfundojne. Sa here jane prane perfundimit te abdesit i ben vesvese “nuk e ke te sakte abdesin se nuk bere kete e ate”. Po keshtu edhe te tjereve ne namazin e tyre kur bejne tekbirin i ben vesvese se nuk e kane bere tekbirin e vazhdon me keto vesvese derisa njeriu ben tekbir pas tekbiri derisa i iken rekati i pare ose kendimi ose pjesa me e madhe e rekatit. Kjo eshte prej kurtheve te shejtanit dhe prej kujdesjes se tij qe tja coje dem veprat muslimanit dhe tja ngaterroje fene se tij. Lusim Allahun te na ruaje ne dhe te gjithe muslimanet nga kurthet dhe vesveset e shejtanit, me te vertete Allahu eshte Degjues dhe i Afert!
Thelbi: Namazi i drekes pas xhumase eshte bidat, humbje dhe shpikje e nje dispozite te cilen se ka shpallur Allahu. Eshte detyre heqja dore dhe ruajtja prej saj dhe paralajmerimi i tjereve nga kjo gje. Duhet te mjaftohemi me namazin e xhumase ashtu sic vepronte Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, shoket e tij dhe kushdo qe i ndjeku ata ne vepra te mira deri ne ditet tona. Kjo eshte e verteta ne te cilen ska pike dyshimi. Ka thene Imam Malik ibn Enes(Imam Maliku) –Allahu e meshirofte!- : “Fundi i ketij ummet permiresohet vetem me ate qe u permiresua fillimi i tij”. Keshtu kane thene edhe Imamet tjere para dhe pas tij.
Me Allahun eshte suksesi!
Shejkhu i nderuar AbdulAzijz ibn Baz, Allahu e meshirofte!
Burimi: “Bidatet dhe gjurmet e tyre te keqija”, fq 42
Perktheu Anis Agovi
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve