Gjykimi për thënien “Bismilah” para abdesit

August 7, 2014

Imam Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): Është vaxhib, bazuar në atë që transmetohet nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Nuk ka abdes për atë që nuk përmend emrin e Allahut në të (para abdesit).”[1]

Por kush e lë (thënien bismilah) nga harresa apo nga mosdija abdesi i tij është i saktë dhe nuk duhet ta përsërisë. Bazuar në fjalën e të Madhëruarit: “O Zoti ynë, mos na (ndëshko) merr në përgjegjësi për atë që harrojmë apo gabojmë.” El Bekare, 286

“El Xhamiu fil fikhi el alameh Ibën Baz”

[1]E ka nxjerr Ebu Daudi (101), Ibën Maxhe (399), imam Ahmedi (2/418) prej hadithit të Ebu Hurejrës radijAllahu anhu. Ky ka dëshmues dhe prej hadithit të Seid bin Zejd radijAllahu anhu. E ka nxjerr Et Tirmidhij (25), i cili ka thënë: “Ahmed bin Hanbel ka thënë: “Nuk di të ketë në lidhje me këtë temë ndonjë hadith me zinxhir të mirë.

 

Loading...