“Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët”

Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha Ibën Abasit (radijAllahu anhuma): “Sikur të mblidheshin të gjithë njerëzit për të të bërë diçka të mirë, ata kurrë nuk do kishin mundësi për të të bërë mirë përveç asaj që ka caktuar Allahu për ty. E nëse ata do të mblidheshin për të të dëmtuar me diçka, atëherë nuk do mund të të dëmtonin përveçse me atë që ka caktuar Allahu për ty. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët.”

Hadith madhështor për të cilin kërkohet nga ne që t’a lexojmë me përqëndrim, të meditojmë thellë në të, të zëri vend në zemrat tona, dhe t’a zbatojmë me gjymtyrët tona.

Në të gjendet forcimi i besimit, rehatia shpirtërore, qetësia mendore dhe premtimet hyjnore.

Kjo për shkak se do bëhet vetëm ajo që është caktuar nga Allahu i Madhëruar, qoftë e mirë apo e keqe. Gjithashtu njerëzit dëshirojnë por vetëm Allahu i Madhëruar është Ai që vendos. Njerëzit kanë dashur të vrasin Profetin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), por caktimi i Allahut të Madhëruar ishte tjetër dhe ai u përmbush. Po ashtu të zhdukin Islamin, kjo ishte ëndrra e kufarëve, por caktimi i Allahut të Madhëruar është volusur se kjo Fe (Islami) do të arrijë atje ku mbërrin dita e nata dhe Islami do futet në çdo shtëpi. Me të vërtetë Allahu nuk e thyen premtimin e Tij. (Shih ajetet 111 në suren Teube, dhe 6 në suren Rrum).

Ngase lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.

Që do të thotë se askush nuk vdes para kohe dhe askush nuk e shtyn vdekjen.

Tek e fundit ne nuk jetojmë për të vdekur, por vdesim që të jetojmë përgjithmonë në Xhenetet e Zotit tonë.

Ajo që kërkohet nga ne është besimi i patundur në Allahun e Lartësuar dhe mendimi i mirë për Të, ngase mendimi i mirë për Allahun është teuhid.

Unejs Sheme