Këshilla nga Shami nga hatibi Ebu Islami (1)

April 16, 2016

Këshilla nga Shami nga hatibi Ebu Islami (1)

Rruga e shpëtimit

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abduluahid (Allahu e shëroftë!): “Shpëtimi, o robër të Allahut, është në teuhidin (njësimin dhe veçimin) e Allahut me adhurim, në veçimin e të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në pasim dhe në veçimin e sahabëve radijAllahu anhu në metodologji dhe kuptim.”

.  .  .

Akidja së pari

“Rruga e saktë është rruga e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,e ajo është; thirrja e njerëzve për te besimi i saktë. Sa prej muslimanëve (sot) i bëjnë shirk Allahut? Sa prej muslimanëve bëjnë tavaf te varret? Sa prej muslimanëve lusin tjetër kënd përveç Allahut? Sa prej muslimanëve bëjnë kurban për tjetër kënd përveç Allahut? Prandaj duhet patjetër që së pari t’i ftojmë njerëzit për te besimi i saktë. Kur umeti t’i kthehet Zotit të tij, t’i kthehet Sunetit të Profetit të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe metodologjisë së sahabëve radijAlalhu anhum, në këtë mënyrë ata e kanë ndryshuar vetveten e tyre. Prej ligjeve të Allahut të Madhëruar që nuk zëvëndesohen apo ndryshojnë është se: “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.”[1]

Duhet patjetër që së pari ndryshimi të fillojë nga ne. Siç ka lajmëruar Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur të shisni e blini me Ijne (lloj kamate), të shkoni pas bishtit të lopëve (pasurive të dynjasë), t’ju kënaqin të mbjellat, dhe të lini xhihadin në Rrugën e Allahut, atëherë Allahu do të hedhë mbi ju poshtërim, të cilin nuk ka për ta hequr nga ju deri sa të ktheheni në fenë tuaj.”[2]

Allahu Madhëruar thotë: “O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.”[3]

Po ashtu thotë: “Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët.”[4]

.  .  .

Prej shkaqeve që të shpien në disfatë

“Dashuria për dynjanë dhe kundërshtimi i urdhrave legjislative (të sheriatit). Kjo del në pah në betejën e Uhudit. Beteja filloi me fitoren e muslimanëve, por shigjetarët e thyen urdhrin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe zbritën nga maja e malit. Kështu që, kjo fitore u kthye në disfat. Kur sahabët u habitën me këtë gjë, Allahu Madhëruar zbriti fjalën e Tij: “Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.”[5] Shkaku jeni vetë ju..

Allahu Ekber! Për shkak të një kundërshtimi që ndodhi fitorja e kthye në disfatë?!

Po!

Atëherë si është puna me ne, o umeti Islam?

Besimi është prishur, shumë prej njerëzve e kanë lënë namazin, hamë (dhe punojmë me) kamatën, gratë janë të zbuluara, ndërsa namazin me xhemat në xhami e kemi lënë përveç atij që Allahu e ka mëshiruar.”

.  .  .

Dashuria për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

“Dashuria jonë për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është prej fesë dhe akides sonë. Umeri radijAllahu anhu tha: O i Dërguari i Allahut, je më i dashur për mua se çdo gjë tjetër, përveç vetes sime. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Jo! Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, nuk do e kesh besimin e plotë, derisa unë të jem më i dashur për ty se vetja jote.” Umeri tha: Tani, pasha Allahun, ti je më i dashur për mua më shumë se vetja ime. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Tani po, o Umer.”[6]

Pra, dashuria jonë për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është akide dhe ijman. Ngase Allahu Lartmadhëruar me anë të tij na nxorri prej errësirave në Dritë, prej kufrit në besim dhe prej shirkut në teuhid.”

 

“Subulus-Selam min sahihi sirah khajril enam alejhis salatu ues-selam”

 

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Er-Rad, 11

[2] Es Silsiletu es Sahiha, 11.

[3] Muhamed, 7

[4] En-Nur, 55

[5] Al-Imran, 165

[6] Buhariu (6632)

Loading...