Kështu ishin ata në Ramazan.

June 9, 2015

Selefët (të parët tanë të mirë) linin çdo gjë në Ramazan dhe i jepeshin adhurimit. Dhe jepeshin pas namazit ku kishte këndim të shumtë të Kuranit. Sepse “Namazi më i mirë është ai që zgjatet qëndrimi në këmbë në të” siç saktësohet prej Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Ai që lexon “Kapitullin namazi i natës në Ramazan” te “Muuetta” e Imam Malikut, ku ai përmend gjendjen e mësuesve të tij, tabi’inëve dhe ata para tyre, sahabëve, gati sa nuk do t’i besojë veprat e selefëve që përcillen në këtë temë. Qëndronin gjatë në këmbë aq sa mbështeteshin në shkop (bastun), duke duruar dhe duke qëndruar gjatë në këmbë! Faleshin gjatë, dhe duronin dhe qëndronin në këmbë, aq sa mbështeteshin në shkop dhe përsëri qëndronin në këmbë. 

Po aty ka adhur fjala e njërit prej tabi’inëve: “Kur imami këndonte suren Bekarah (që është 48 faqe) në katër rekate, na dukej se i ra shkurt! (nuk këndoi sa duhet)!” Nuk e zgjati namazin e taravive!

Ndërsa një tjetër thotë: “Largoheshim nga namazi i taravive dhe i nxitonim shërbëtorët, që ta përgatisnin shpejt syfyrin, nga frika se mos futej koha e sabahut!”

Këta ishin burra!

Këto janë sezone që duhen shfrytëzuar, dhe duhet të bashkohet në to i dobëti me të fortët. Nëse gjatë vitit në namazet farze merret parasysh gjendja e të dobëtit dhe atij që dëshiron të falet namazi jo i zgjatur, dhe i forti i shkon pas të dobëtit. “Kush është imam le tua lehtësojë namazin njerëzve”

Në muajin e Ramazanit kërkohet e kundërta, ai që kërkon të falet shkurt, duhet të shkojë pas atij që kërkon të falet gjatë (i jepet përparësi vendosmërisë dhe durimit).
Sepse këto janë sezone madhështore, nuk ka problem të falet namazi gjatë në to, dhe ai që nuk ka mundësi të falet në këmbë le të falet ulur dhe në këtë s’ka problem, sepse sheriati e ka lehtësuar këtë çështje (të falurit ulur për atë që nuk qëndron dot në këmbë).

Loading...