Këta ishin shokët e Profetit

August 1, 2024

📜 Këta ishin shokët e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem!

🔸 Fjala e Profetit ﷺ: “Ngrihuni drejt një xheneti të gjerë sa qiejt dhe toka.” Kjo do ishte e mjaftueshme për të ngjallur zellin e Umejr ibn Humam el Ensariut që të shkonte drejt Allahut si dëshmor.

🔸 Fjalët e Profetit ﷺ kur u tha shokëve të tij: “Kush do t’i pengojë ata (idhujtarët) dhe t’i mbajë larg prej nesh, dhe do të ketë xhenetin?!” Këto fjalë ishin të mjaftueshme që një grup njerëzish të shkonin drejt Allahut të Lartësuar duke u vrarë njëri pas tjetrit në mbrojtje të të Dërguarit të Allahut ﷺ, derisa ai tha: “Nuk u treguam të drejtë me shokët tanë.”

🔸 Gjithashtu fjala e Profetit ﷺ: “Kush do ta blejë tokën e familjes së filanit dhe ta shtojë në xhami – kur xhamia u ngushtua për njerëzit?” Kur e pyetën se cili është shpërblimi, ai tha: “Diçka më të mirë në xhenet.” Kjo ishte e mjaftueshme që Othman bin Medh’uni të thoshte: “Po e blej me pasurinë time të pastër.” Dhe pasuria e pastër siç e shpjeguan dijetarët është: “Ajka dhe pjesa më e mirë e pasurisë.”

🔸 Kur muhaxhirët mbërritën në Medine nuk e pëlqyen ujin, pra nuk kishte shije. Një njeri nga Beni Gifari kishte një burim uji të quajtur Ruma dhe e shiste një kavanoz uji për një masë (sa mund të mbush njeriu duart me ushqim). Profeti ﷺ i tha: “A do ta shesësh për një burim në xhenet?” Ai tha: “O i Dërguar i Allahut, nuk kam asgjë tjetër për veten dhe familjen time përveç këtij burimi.” Por ky premtim profetik që i tha Beni Gifarëve arriti tek Othman bin Afani, dhe do të ishte i mjaftueshëm që ai ta blinte atë për tridhjetë e pesë mijë dirhemë dhe të shkonte tek Profeti ﷺ pas kësaj dhe ta pyeste: “A do ta kem edhe unë të njëjtin shpërblim siç i the atij?” Ai tha: “Po.” Othmani tha: “E kam lënë atë (burimin) vakëf për muslimanët.”

🔸 Kur njeriu më i mirë ﷺ u tha shokëve të tij: “Kush më garanton se nuk do të kërkojë asgjë prej askujt dhe unë do t’ia garantoj xhenetin?” Kjo do të ishte një nxitje për Theubanin dhe të tjerë si Theubani që të qëndronin me këtë moral deri në fund të jetës së tyre, sepse motivimi ishte i fortë dhe ndikimi i tij ishte i qëndrueshëm deri në fund të jetës.

🔸 Ndërsa thirrja profetike: “Allahu e mëshiroftë njeriun që është tolerant kur shet, tolerant kur blen dhe tolerant  kur kërkon borxhin e tij.” Kjo do të ishte e mjaftueshme që disa njerëz të qëndronin me moralin e butësisë dhe tolerancës në transaksionet e tyre tregtare deri në vdekje.

 

Përgatiti: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...