A kishte vështirësi në fillimet e agjërimit?

May 12, 2016

Mëso rreth agjërimit

4-Kam dëgjuar se në fillimet e obligimit të agjërimit, kishte vështirësi të mëdha, më pas gjërat u lehtësuan, si ka ndodhur kjo?

Po, lehtësimi erdhi për arsye të ndryshme. Prej arsyeve ishte dhe ndodhia e njërit prej Ensarëve, që quhej Sirmeh. Ai punoi gjatë gjithë kohës së agjërimit deri në mbrëmje. Ai shkoi tek familja e tij, fali namazin e jacisë dhe e zuri gjumi pa ngrënë dhe pa pirë deri në mëngjes. Ai u zgjua përsëri agjërueshëm, ndërkohë Profeti (alejhi selam) e pa se ishte lodhur shumë dhe i tha: Pse po të shoh kaq shumë të lodhur? Ai i tha: O i Dërguari i Allahut, unë punova ditën e djeshme dhe erdha në atë kohë që erdha, u shtriva dhe më zuri gjumi, kështu që në mëngjes u zgjova përsëri agjërueshëm. Pas kësaj, Allahu i Lartësuar shpalli: “Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja.” Deri aty ku thotë: “Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” [El Bekare 187].

E përcjell Ahmedi Ebu Daudi dhe Bejhakiu

5-Pse është qaujtur Ramazani me këtë emër?

Kanë thënë: Kohë më parë, muaji i Ramazanit quhej Netik dhe kur Arabët deshën ti kalonin muajt e vitit në gjuhën e tyre, rastisi që ky muaj (Ramazani) të qëllonte në kohë shumë të nxehtë dhe vapë të madhe. Prandaj e quajtën Ramadan.

Po ashtu është thënë: Sepse ky muaj i djeg dhe i përcëllon mëkatet.

6-Në cilin vit u bë obligim agjërimi i Ramazanit për Muslimanët?

Ai u bë obligim në vitin e dytë të hixhretit.

7-Sa Ramazane ka agjëruar i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam)?

Gjatë jetës së tij ai ka agjëruar 9 Ramazane!

 

ES Sijam Suelun ue Xheuab

Autor Rashid Sead el Alimi

Përktheu Fatjon Isufi

 

Loading...