Pyetja e dytë nga fetvaja me nr. (9272).
Pyetje: A konsiderohet kërkimi i ndihmës nga ata që nuk janë prezent ose nga i vdekuri kufër (mohim) i madh?
Përgjigje: Po, kërkimi i ndihmës nga të vdekurit apo nga ata që nuk janë prezent konsiderohet shirk (idhujtari) i madh, ku vepruesi i saj del prej fesë Islame (ky është rregulli i përgjithshëm). Bazuar kjo në fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë: “Ai që pos Allahut adhuron zot tjetër duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm tek Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.” El-Mu’minun: 117.
Dhe fjala e Tij: “Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës. Nëse ju u luteni atyre ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin nuk do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm.” Fatir: 13-14.
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva:
Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz
Zv/kryetar: Abdurrazak Afifi
Anëtar: Abdullah bin Gudejan dhe Abdullah bin Ku’ud
Përktheu: Unejs Sheme