D.m.th. nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Nëse adhurohet diçka tjetër përveç Allahut, ai adhurim është i pavlefshëm. Allahu i Madhëruar thotë:
ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ هُوَالْبَاطِلُ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ
“Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të adhurohet), kurse gjithçka që adhurohet përveç Tij, është e pavërteta. Dhe, pa dyshim, Allahu është më i Lartësuari dhe i Madhërishmi.” El Haxh 62
Po ashtu Allahu i Madhëruar thotë:
فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ
“Dije, se nuk ka të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Allahut…” Muhamed 19
Kuptimi i “Muhamedun rasulullah”
D.m.th. nuk pasohet askush tjetër me të drejtë përveç të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Cdo kush që pasohet përveç të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për të cilin nuk ka argument, ai është pasuar në të kotë. Allahu i Madhëruar thotë:
اتَّبِعُواْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ وَلاَ تَتَّبِعُواْ مِن دُونِهِ أَوْلِيَاء قَلِيلاً مَّا تَذَكَّرُونَ
“Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës të tjerë, përveç Tij. Sa pak që i pranoni këshillat!” El Earaf 3
Allahu i Madhëruar thotë:“Por jo,[1] për Zotin tënd (o Muhamed!), ata nuk do të besojnë,[2] derisa të të marrin ty për gjykues në mospajtimet mes tyre, e pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt[3] dhe të të dorëzohen plotësisht.[4]” En Nisa 65
Gjithashtu i Madhëruari thotë: “Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.” El Ahzab 36
Shkëputur nga ““El Kaulul mufid fi edileti et teuhid”
Shejh Ebu Ibrahim Muhamed bin Abduluehab bin Ali el Uesabi el Abdeli
[1] Nuk është ashtu si pretendojnë ata; se gjoja besojnë në atë që i ka zbritur Muhamedit.
[2]Nuk do të besojnë as tek Allahu, as tek i Dërguari i Tij dhe as tek ajo që Allahu i ka shpallur të Dërguarit të Tij.
[3] Të mos ngarkohen me gjynah duke refuzuar apo mospëlqyer gjykimin tënd dhe duke dyshuar në bindjen ndaj teje dhe se gjykimi yt është i vërtetë dhe nuk lejohet të kundërshtohet.
[4] Të dorëzohen plotësisht para gjykimit tënd dhe të pranojnë me bindje profetësinë tënde.