Ndryshimi i vendeve.
Shejh Albani thotë:
“Poshtë këtij titulli autori i librit Fikhu Suneh përmendi tri mendime medhhebesh.
I pari:
Mendimi i shumicës së dijetarëve që nuk e marin parasysh ndryshimin e vendeve duke u bazuar në fjalën e profetit as që thotë: “Shihni hënën dhe agjëroni dhe shihni hënën e hani.” Mutefekun Alejhi, studimin e këtij hadithi e kam bërë në librin “Irvaul Galil” fq 902 nga disa transmetime të përcjella nga Ebu Hurejra etj.
I dyti:
Çdo vend duhet ta shikojë në vete hënën dhe nuk detyrohen për të agjëruar nëse e sheh dikush tjetër… këtë mendim e argumentoi me hadithin e ibn Abasit që është shënuar tek muslimi etj.
I treti:
U kërkohet që të agjërojnë të gjithë banorët e një vendi që kanë parë hënën si dhe vendet e tjera që ngjasojnë me këtë vend.
Autori zgjodhi mendimin e fundit e duke lënë një shënim ai thotë: “Ky është një fakt dhe përputhet me aktualitetin që po jetojmë.”
Them: Këto fjalë të stepin dhe janë mjaft të huaja kjo sepse nëse e pranojmë se një gjë e tillë është fakt dhe përputhet me aktualitetin që jetojmë kjo nuk do të thotë se ky mendim përputhet me legjislacionin në njërën anë. Nga ana tjetër drejtimet ngjasojnë me vendet e ndryshme pra janë gjëra relative dhe nuk kanë kufij konkret që njerëzit të kenë mundësi që ti dallojnë e që të mbesin në ato kufij.
Betohem në Allahun sinqerisht se nuk e di çfarë e shtyu autorin e këtij libri që të zgjidhte këtë mendim absurd duke lënë mënjanë marrjen e hadithit të saktë për më tepër kur ky është dhe mendimi i shumicës së dijetarëve siç e pohoi vetë në libër. Madje këtë mendim kanë zgjedhur dhe disa dijetarë të tjera hulumtues si shembulli i Ibn Tejmijes në fetaua (vëll 25), Sheukanit në “Nejlul Eutar” si dhe Sadik Hasen Hani në “Redatu en-Nedijeh” (1/224-225) etj.
Ky është mendimi i vërtetë dhe të tjerët që e kundërshtojnë nuk janë të tillë. Gjithashtu kujtojmë se këtë mendim nuk e kundërshton aspak hadithi i Ibn Abasit për disa arsye të cilat i përmendi Sheukani Allahu e mëshiroftë.
Mbase ajo që mund të themi është se hadithi i Ibn Abasit thuhet për atë që ka agjëruar sipas shikimit që vend i tij i ka bërë hënës e pas kësaj gjatë agjërimit njoftohet se hëna është parë një ditë më parë në një vend tjetër. Në këtë rast ai duhet të agjërojë sipas vendit të tij derisa ti plotësojnë tridhjetë ditë ose deri atëherë kur të shikojnë hënën e tyre. Në këtë mënyrë zgjidhet keqkuptimi ndërsa hadithi i Ebu Hurejras mbetet i përgjithshëm për çdo kënd që i mbërrin lajmi se filan vend apo filan shtet e kanë parë hënën, pa caktuar kufij siç është shprehur Ibn Tejmija në fetaua (25/107). Një gjë e tillë është mjaft e lehtë veçanërisht ditët e sotme por kërkon ambicie dhe kujdes të veçantë nga shtetet islame në mënyrë që ta bëjnë realitet në dashtë Allahu i madhëruar.
Deri në kohën sa të mblidhen shtetet islame rreth kësaj gjëje jam i mendimit që çdo qytetar i një vendi të agjërojë me vendin e tij dhe jo të ndahet nga ata duke agjëruar mënjanë e si rrjedhojë një pjesë të agjërojnë me të e disa të tjerë të agjërojnë me një vend tjetër. Pra duhet të agjërojë me vendin e tij e vonuan apo e shpejtuan agjërimin. Këtë e themi se një veprim i tillë zgjeron rrethin e kundërshtimeve ndërmjet një populli të vetëm siç ka ndodhur në disa vende arabe para disa viteve. Vetëm Allahut i kërkojmë ndihmë.
Autor: Shejh Muhamed Nasirudin Albani
Përktheu: Fatjon Çorapi
Shkëputur nga libri i Shejh Albanit:
Temamul mineh 397-398.
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen