“Kur ndonjëri nga ju falet, le të falet në drejtim të sutrës dhe të qëndrojë pranë saj.” Si kuptohet ky hadith?
Transmetohet nga Ebu Seidi se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur ndonjëri nga ju falet, le të falet në drejtim të sutrës dhe të qëndrojë pranë saj.” Hadithin e transmeton Ebu Daudi dhe Ibën Maxhe.
Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) thotë se zinxhiri i hadithit është i mirë (hasen). Hadithi tregon për ligjshmërinë e marrjes së sutrës (kur falesh) dhe e ligjshmërisë së qëndrimit pranë saj. Largësia mes personit dhe saj është rreth tre krahë.
Pyetje:
1. Disa dijetarë thonë se marrja e sutrës është detyrë.
Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Ajo që është e njohur tek dijetarët është se marrja e sutres është mustehab. Nuk di që dikush nga dijetarët e parë të ketë thënë se marrja e saj është detyrë (vaxhib).
2. Kalimi i burrit para gruas (në namaz) a i’a ndërpret namazin asaj?
Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Kalimi i burrit nuk e ndërpret namazin e gruas dhe as të burrit, por namazin e ndërpret vetëm kalimi i gruas para burrit. Kalimi i saj i’a ndërpret namazin si gruas ashtu edhe burrit.
3. A duhet t’a përsërit namazin gruaja?
Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Nëse është namaz obligativ duhet t’a përsërit, e nëse është namaz vullnetar (nafile) nëse e përsëritë është më e mira.
4. A është e saktë se me ndërprerjen e namazit është mangësimi i shpërblimit apo zhvlerësimi i tij?
Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: E sakta është zhvlerësimi i tij, ndërsa hadithi; “Asgjë nuk e ndërpret namazin” është hadith i dobët (daif).
5. (A e ndërpret namazin) Vajza e vogël?
Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Jo, vetëm gruaja që ka arritur moshën e pubertitetit (pjekurisë).
“Tealikatu esh-Shejh Abdulaziz bin Baz ala Munteka el-Ekhbar”. Lexoi tekstin në “Xhaminë Sarah” ditën e Hënë pas namazit të sabahut, shejhu i nderuar Abdulaziz bin Abdulla er-Raxhihi (Allahu e ruajtë).
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen