Kur të vdesësh mos u shqetëso!

March 16, 2021

Kur të vdesësh mos u shqetëso!



Mos u shqetëso e as mos u brengos per trupin tënd tashmë të tretur, sepse Muslimanët do t’a kryejnë atë që u kërkohet: Rrobat do t’i zhveshin nga trupi, xhenazen tënde kanë për t’a larë, do të qefinosin dhe do të nxjerrin nga shtëpia për tek vendi yt i ri (varri).
Njerëz për të përcjellë xhenazen tënde do ketë shumë, madje kanë për të lënë punën për varrimin tënd, e shumë prej tyre as që u ka shkuar mendja ndonjë ditë për këshillat që u jepje.

Plaçkat e tua kanë për t’u sistemuar, çelësat, çantat, librat, këpucët dhe rrobat. Nëse familja jote është e sukseshme, ka për ti dhënë sadaka plaçkat e tua me qëllim të përfitosh nga shpërblimi dhe të kesh dobi.
Për një gjë duhet të jesh i sigurtë, se dynjaja ska për t’u pikëlluar për ty! Bota dhe ekonomia nuk ka për t’u ndalur… Punën tënde do vijë dikush tjetër e do e kryejë, pasuria jote do u shkojë e lejuar pasardhësve të tu, ndërsa ti ke për t’u llogaritur për çdo qindarkë të vogël apo të madhe.

Tri kategori njerëzish do të pikëllohen për ty:

1 – Njerëzit të cilët të njohin sipërfaqësisht kanë për të thënë: I shkreti!

2 – Shokët kanë për t’u pikëlluar disa orë apo ditë, pastaj u kthehen muhabeteve dhe të qeshurave.

3 – Pikëllimi i madh do ndihet më së shumti në shtëpinë tënde. Familja pikëllohet një javë ose dy, një muaj ose dy apo edhe një vit, pastaj do të vendosin në arkivën e kujtimeve të tyre.
E kështu mbyllet cikli i historisë tënde me njerëzit dhe fillon epoka e botës tjetër. Prej teje tashmë është larguar krenaria dhe pasuria, shëndeti dhe fëmija. Tashmë je ndarë nga shtëpia dhe gruaja. Për ty ka filluar një jetë e vërtetë.

Çfarë ke punuar për varrin dhe botën tjetër?

Ky është një realitet që duhet t’a mendosh, prandaj ki kujdes për:
Farzet (obligimet e Allahut), Nafilet (veprat vullnetare), Sadakanë (lëmoshën) e fshehtë, Punët e mira të fshehta (nga sytë e njerëzve), Namazin e natës.

Mbase ke për të shpëtuar!

Ali Tantawi

Përshtati: Fatjon Isufi

Loading...