Kurthet e Shejtanit

February 3, 2011

Shejtani shikon që ta urdhëroj njeriun për të bërë gjynahe, ia zbukuron ato atij si dhe e nxit në to. Ai e bën njeriun që t;i shikojë gjynahet prandaj ruajtja prej tij është që njeriu ta bëjë armik atë, të ruhet në mënyrën më të mirë prej tij, të jetë syçelur dhe vigjilent, si dhe të ketë kujdes nga gjërat që armiku i tij kërkon prej tij kur ai është i pavëmendshëm. Shejtani kërkon që ta pengojë njeriun me njërën prej shtatë pengesave të tij, disa prej këtyre pengesave janë më të rënda se disa të tjera, si dhe shejtani nuk zbret nga pengesa më e rëndë tek pengesa më e lehtë se ajo vetëm nëse tregohet i pamundur që ta plotësoj pengesën më të rëndë.

Pengesa e parë: mundohet që ta pengojë njeriun duke e bërë që ta mohojë Allahun dhe fenë e Tij, ringjalljen, cilësitë e Tij të larta si dhe të mohojë atë që iu shpall të dërguarve.

Nëse ai e arrin këtë prej njeriut atëherë ftohet zjarri i armiqësisë që ka ndaj tij dhe rehatohet.

Pengesa e dytë: është pengesa ë risive apo bidateve në fe. Ky bidat ose do të jetë që të besojë të kundërtën e asaj për të cilën janë dërguar Pejgamberët e që për të janë zbritur Librat ose do të jetë në adhurimin e Allahut me atë që ai nuk ka urdhëruar, si gjendet dhe mënyrat e shpikura në fe prej të cilave Allahu nuk pranon asgjë prej tyre. Në të shumtën e rasteve këto dy llojet e bidateve janë të lidhura me njëra-tjetrën e rradhë mund të ndodhi që të ndahen, siç kanë thënë disa: Bidati i fjalëve u martua më bidatin e punëve; kurse dhëndri ishte i preokupuar me dasmën, e nuk ishte për tu çuditur kur fëmijët që lindën prej imoralitetit u shpërndanë në vendet Islame, e prej tyre ankohen njerëzit dhe vendet tek Allahu i Lartësuar.

Shejhu ynë (Ibn Tejmije) ka thënë: u martua mohimi i vërtetë me bidatin e shthurur dhe lindi prej tyre: humbja e dynjasë dhe e ahiretit.

Njeriu shpëton prej kësaj pengeseje me dritën e sunetit duke qenë i kapur fort pas pasimit të sunetit në rrugën e të parëve tanë të mirë prej sahabëve dhe atyre që i pasuan ato me më të mirën.

Dhe ta harrosh që të shpëtojë dikush prej fortunave të fundit prej këtij lloji! E nëse do shpëtoj prej saj, pasuesit e bidatit do t’i përgatisin atij litarët e do përhapnin grindje e do t’i thonin: bidatçi! Por nëse Allahu ia mundëson që ta kaloj edhe këtë pengesë atëherë shejtani kërkon prej tij:

Pengesa e tretë: është pengesa e gjynaheve të mëdha. Nëse shejtani e gjen robin në gjynahet e mëdha atëherë ai ia zbukuron ato atij, i bën të mira në syrin e tij, e pengon nga pendimi, i hap atij derën e shpresës dhe i thotë: besimi është vërtetësia me zemër kështu që punët nuk ndikojnë në të. E ndoshta thotë në gjuhën e tij apo bën që ai të dëgjojë një fjalë që prej saj kanë humbur shumë prej krijesave, e cila është: “Asnjë gjynah nuk dëmton nëse e ke teuhidin (njëhshmërinë ndaj Allahut), si dhe nuk bën asnjë dobi nëse bën shirk”. Por pengesa e bidatit është më e dashur për të sepse bidati e kundërshton fenë dhe atë për të cilën Allahu ka dërguar Pejgamberët. Si dhe ai i cili e bën bidatin nuk pendohet prej tij, e as nuk heq dorë, por përkundrazi ai i thërret të tjerët në të. Bidati përmban në vete fjalën ndaj Allahut me padituri, kundërshtim të qartë të sunetit, armiqësi ndaj atyre që e pasojnë sunetitn, përpjekje në shuarjen e dritës së sunetit, të afrohesh me ato që Allahu dhe i dërguari i Tij i kanë larguar, të largohesh nga ata që don Allahu dhe i dërguari i Tij, të marrësh argument atë që e ka lënë Allahu dhe i dërguari i Tij, si dhe të lësh atë që Allahu dhe i dërguari i Tij e ka bërë argument, të duash atë që Ai ka armiqësuar dhe të armiqësosh atë që Ai don, të vërtetosh atë që Ai ka mohuar si dhe të mohosh atë që Ai ka vërtetuar, të zhgënjesh të sinqertin dhe të besosh gënjeshtarin, të përplasësh të vërtetën me të kotën duke e bërë të vërtetën të kotë e të kotën të vërtëtë, të futësh mohimin në fenë e Allahut, ta verbosh të vërtetën në zemra, të kërkosh devijimin në rrugën e drejtë të Allahut, si dhe hap derën e prishjes së fesë në përgjithësi.

Bidati e tërheq personin nga më e vogla deri tek më e madhja derisa ta nxjerri njeriun prej feje fare, ashtu siç del qimja prej qullit. Të këqijat e bidatit nuk mund t’i nxjerrin në pah vetëm se ata që kanë dritën e urtësisë, kurse të verbërit e humbur janë në errësirën e verbërimit “Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë” (Nur: 40).

E nëse e kalon edhe këtë pengesë me mbrojtjen e Allahut, apo me pendim të sinqertë që e shpëton atë, shejtani kërkon prej tij:

Pengesa e katërt: pengesa e gjynaheve të vogla. Ai me këtë e dërgon njeiun drejt vdekjes duke i thënë: mos u merakos, se nëse ti i largohesh gjynaheve të mëdha nuk të dëmtojnë gjynahet e vogla, ose i thotë: a nuk e din se gjynahet e vogla shlyhen nëse u largohesh gjynaheve të mëdha dhe duke punuar punë të mira?! Dhe kështu vazhdon duke ia nënvlersuar punën e tyre derisa ai i bën ato vazzhdimisht. Në këtë gjendje ai i cili bën gjynah të madh dhe është i frikësuar si dhe pendohet dhe kërkon falje tek Allahu është më i mirë se ky i cili i bën gjynahet e vogla vazhdimisht; sepse vazhdimsia në gjynah është më e rëndë se sat ë bësh gjynah të madh dhe të pendohesh. Nuk ka gjynah të madh nëse pendohesh dhe kërkon falje si dhe nuk ka gjynah të vogël nëse e bën atë në vazhdimësi. Pejgamberi –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:

“Kujdes! Mos i nënvlersoni gjynahet. Më pas solli një shembull me disa persona që zbritën në një luginë, ata kishin nevojë që të mblidhnin dru, filluan njëri me një shkop e tjetri me me një tjetër derisa mblodhën shumë drunj që të ndiznin zjarrin e kështu të gatuanin ushqimin e tyre. Kështu është edhe nënvlersimi i gjynaheve, mblidhen derisa e shkatërrojnë njeriun”[1].

Nëse njeriu shpëton prej kësaj pengeseje duke u ruajtur dhe duke u treguar i vëmendshëm, si dhe duke bërë vazhdimisht pendim e duke kërkuar falje, si dhe duke e pasur punën e keqe me të mirë, atëherë shejtani kërkon prej tij pengesën e redhës:

Pengesa e pestë: është pengesa e gjërave të lejuara për të cilat nuk ka gjynah në to. Ai e preokupon njeriun me këto gjëra në mënyrë që njeriu mos t’i shtojë punët e mira këahtu që nuk e lejon robin që të përgatitet për botën tjetër. Më pas e tërheq njeriun në lënien e suneteve, e më pas nga lënia e suneteve në lënien e farzeve. Gjëja më e pakët që shejtani mund të fitoj prej njeriut është që ta ndalojë atë nga përfitimi, nga shpërblimet e mëdha dhe gradat e larta. E nëse njeriu e din vlerën e mallin nuk do të lejonte që t’i humbiste asgjë prej punëve të mira, porse ai është injorant në çmimin e mallit.

E nëse ai shpëton edhe nga kjo pengëse me dije të plotë dhe dritën e udhëzimit, si dhe i vlerson mirë punët e mira dhe i shumon ato, si dhe duke qenë i bindur se qëndrimi i tij është i pakët, poashtu e njeh rrezikshmërinë e tregëtisë ai do të tregohet koprac në kohën e tij si dhe do të sigurohej që edhe frymëmarrja e tij mos t’i shkonte ka përfitim, atëherë shejtani do kërkonte prej tij:

Pengesën e gjashtë: është pengesa që ta angazhojë atë në punët që janë më me pak vlerë. Shejtani e urdhëron njeriun që të punojë punë që janë më me pak përfitim se punët e tjera duke ia zbukuruar ato atij, si dhe duke i nxjerr në pah të mirat që janë në këto punë në mënyrë që të angazhohet me to nga punët e tjera që janë më me shumë vlerë si dhe më me shumë shpërblime. Sepse nëse shejtani nuk e ndalon njeriun nga shpërblimet atëhere mundohet që t’ia pakësojë atij ato si dhe t’ia uli gradat e larta duke e angazhuar atë me punë që nuk kanë shumë shpërblime, me punë dytësore prej punëve parsore, me punët e dashura tek Allahu nga punët që janë më të dashura tek Ai, me punë të kënaqura nga punët që janë më të kënaqshme. Porse edhe këto llojë njerëzish ku janë?! Ato janë të pakët në botë se shumicën e njerëzve shjtani i ka kapur në pengesat e para!

Nëse njeriu shpëton edhe prej kësaj pengeseje duke pasur njohuri në gradat që kanë punët tek Allahu, si dhe gradat e shpërblimeve, duke i njohur gradat e tyre, të njohi të mirat dhe ata që janë më poshtë në shpërblime, të dalloj më të mirën prej të mirave, si dhe kryesoret prej atyre që nuk janë të tilla, të dallojë punët që janë prijëse prej punëve që janë të prirura; sepse ka prej punëve që janë prijëse dhe të prirura, të para dhe jot ë tilla, punët që janë në maja të larta dhe ata që janë poshtë tyre siç është transmetuar në hadith:

سَيِّدُ الِاسْتِغْفَارِ أَنْ تَقُولَ اللَّهُمَّ أَنْتَ رَبِّي لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ

“Zotëria e faljes është të thuash: O Allah! Ti je Zoti im nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Teje . . .(hadithi)”[2] e në një hadith tjetër:

الجهاد ذروة سنام الأمر

“Xhihadi është maja e tij më e lartë”[3]. Është transmetuar në një transmetim ku thuhet:

Punët e mira u mburrën mes tyre, secila punë tregonte mirësinë e saj, kurse lëmosha ishte më e mira prej tyre në mburrje[4].

Këtë pengesë nuk e kalon vetëm ata që janë të sinqertë prej të diturve, ata që ecin në rrugën e drejtë, të cilët u kanë dhënë punëve vendet e tyre që meritojnë si dhe çdo kujt u kanë dhënë atë që merojnë.

Nëse e kalon edhe këtë pengesë atëherë armikut nuk i ka mbetur vetëm pengesa e fundit, e nëse do shpëtonte ndokush prej saj do të ishte i dërguari i Allahut dhe të dërguarit e Tij, njerëzit më të nderuar prej krijesave.

Pengesa e shtatë: Nxitja e ushtisë së tij që t’i ngacmojnë besimtarët me mënyra të ndryshme; me dorë, gjuhë, e zemër në bazë të mirësisë që kanë besimtarët. Sa më e madhe të jetë mirësia e njeriut aq më shumë i nxit shejtani ushtrinë e tij për ta penguar atë, si dhe angazhon partinë e tij dhe pasuesit e tij me mënyra të ndryshme.prej kësaj pengeseje nuk shpëton askush. Sa herë që njeriu mundohet me zell që të kapet pas feje dhe të thërrasi në rrugën e Allahut e të zbatojë urdhërat e Tij, aq më shumë i nxit armiku mendjelehtët kundra tij. Njeriu në këtë pengesë ka veshur rrobat e luftës në mbrojtjen e umetit dhe vazhdon që t’i luftojë armiqtë e Allahut për hirë të Allahut. Adhurimi i Allahut në këtë pikë është adhurimi i njerëzve të veçantë, e ky adhurim është adhurimi i distancimit dhe urrejtjes dhe nuk kujdesën për këtë vetëm personat që kanë njohuri të plotë. Nuk ka gjë më të dashur tek Allahu se sa urrejtja që ka robi i Tij ndaj armikut të Tij, si dhe acarimi që i bën besimtari armikut. Allahu i Lartësuar ka treguar për këtë adhurim në disa vende në Librin e Tij:

وَمَن يُهَاجِرْ فِي سَبِيلِ اللّهِ يَجِدْ فِي الأَرْضِ مُرَاغَماً كَثِيراً وَسَعَةً

“Kush shpërngulet për hirë (të fesë së) Allahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë” (Nisa: 100) e ka cilësuar Allahu atë që bën emigrim për tek adhurimi i Allahut distancues i cili acaron me të armiqtë e Tij. Allahu i Lartësuar dëshiron prej robit të Tij t’i urrej armiqtë e Tij dhe t’i acaroj ato, siç ka thënë Allahu i Lartësuar në suren Teube ajeti: 120:

ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ لاَ يُصِيبُهُمْ ظَمَأٌ وَلاَ نَصَبٌ وَلاَ مَخْمَصَةٌ فِي سَبِيلِ اللّهِ وَلاَ يَطَؤُونَ مَوْطِئاً يَغِيظُ الْكُفَّارَ وَلاَ يَنَالُونَ مِنْ عَدُوٍّ نَّيْلاً إِلاَّ كُتِبَ لَهُم بِهِ عَمَلٌ صَالِحٌ إِنَّ اللّهَ لاَ يُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ

. . . ngase ata nuk i godet as etja, as lodhja, as uria kur janë në rrugën e All-llahut, dhe nuk shkelin ndonjë vend që i hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çkado qoftë (mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta), vetëm se të gjitha ato do t’u evidentohen atyre si vepër e mirë (shpërblyese). All-llahu nuk ua humb shpërblimin veprimmirëve”.

Dhe ka thënë Allahu i Lartësuar në shembullin e të dërguarit të Tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- dhe pasuesit e Tij:

وَمَثَلُهُمْ فِي الْإِنجِيلِ كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَى عَلَى سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ

“. . . dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve” (Fet’h: 29).

Acarimi i mohuesve është punë e dashur tek Allahu i Lartësuar dhe punë që kërkohet, si dhe pranimi nga ana e Tij e bën atë të gradave më të larta të adhurimit. Prandaj i dërguari i Allahut –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka bërë për atë që dyshon në namazin e tij se sa ka falur që të bëjë dy sehëi sexhde dhe i ka quajtur ato duke thënë:

والسجدتان ترغمان أنف الشيطان

“Nëse namazi yt është i plotë këto dy sexhde janë acaruese për shejtanin”[5].

Në një transmetim tjetër: “janë për ta acaruar shejtanin”dhe i ka emërtuar ato si “acaruese”. Ai i cili e adhuron Allahun duke e acaruar armikun e Tij ka një ojesë të konsiderueshme prej të sinqertëve.

Në bazë të dashurisë që ka robi ndaj Allahut, afrimit që ka ndaj Tij si dhe urrejtjes që ka ndaj armikut të Tij është edhe acarimi që i bëhen armiqëve.

Prandaj Allahu e ka lejuar ecjen me mendjemadhësi në radhët e ushtrisë në luftë sepse është acaruese për armikun, si dhe kryelartësinë kur e jep lëmoshën fshehtas sepse në atë moment nuk e sheh askush pos Allahut dhe në të përmban acarim ndaj armikut, si dhe sakrifikimi që bën peroni që e don Allahun me veten e tij dhe pasurinë e tij për hirë të Allahut.

Këtë portë të adhurimit nuk e njeh vetëm se pak prej njerëzve, e ai i cili e ka shijuar atë dhe kënaqësinë e saj qan për ditët e tij të para. Tek Allahu është mbështetja dhe ndihma, nuk ka forcë pos forcës së Allahut.

Personi i cili arrin këtë gradë shikon tek shejtani dhe shikon që shejtani nuk ka pjesë tek ai në gjynahe, e acaron atë duke u penduar me pendim të sinqertë dhe ky acarim që ai i bën atij është një adhurim tjetër në vetvete.

Marrë nga libri “Medarixhu Salikin” (1/408-415) të imam Ibn Kajimit

Përktheu: Abdurrahman Rama


[1] “Silsiletu Sahiha” numër: 10500.

[2] Transmeton imam Buhariu me numër (5831) ku thotë: “O Allah! Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sat ë kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Unë jam mirnjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, ndaj më fal, sepse nuk i fal gjynahet askush tjetër pos Teje”.

[3] Hadithin e ka saktësuar shejh Albani në “Xhamiu Sagir” me numër (5742).

[4] Transmeton imam Hakim në “Mustedrek” (1/416) nga Umeri –Allahu qoftë i kënaqur prej tij- tek Pejgamberi –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- me tekstin: “Punët u mburrën mes tyre dhe tha sadekaja: unë jam më e mira në mesin tuaj” dhe ka thënë Hakimi: hadithi është i saktë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit megjithëse ata nuk e kanë transmetuar, dhe e ka miratuar imam Dhehebiu, si dhe e ka saktësuar shejh Albani në librin “Tergib ëe Terhib” me numër (878).

[5] Është pjesë e hadithit që e transmeton imam Muslimi me numër (571).

Loading...