Cili është gjykimi për atë që beson se Allahu është në çdo vend?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: A ka njeri që e beson këtë?! Ky është gabim dhe humbje, ngase Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e pyeti robëreshën: “Ku është Allahu? Ajo u përgjigj: Lart mbi qiell. Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha zotëriut të saj: Liroje atë se ajo është besimtare.” Transmeton Muslimi me nr. (537).
Ajo nuk tha: Allahu është në çdo vend.
Nuk mund të konceptohet se ka prej njerëzve që beson se Zoti i tij është në banjo (tualet)! Nuk mendoj se ka besimtar që e beson diçka të tillë. Kurrë!
“Fetaua suvalun alal-Hatif”, vëll. 1.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Si të reagojmë nëse dikush flet gjatë hytbes së xhumasë? Udha e Besimtarëve
- Me çfarë gjuhe do t’iu flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë e tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve
- Vlerësimi i veprave nga më e rëndësishmja tek më e dobishmja Shehul-Islam Ibn Tejmie
- A është e saktë shprehja “Vdiq parakohe”? Udha e Besimtarëve