Kush vdes pa e kryer Haxhin

August 1, 2017

Kush vdes dhe nuk e ka kryer Haxhin pa patur ndonjë arsye.

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Kush vdes dhe nuk e ka kryer haxhin duke pasur mundësi për kryerjen e tij, është detyrë që të kryhet haxhi për të. Qoftë nëse e ka lënë amanet (në testament) një gjë të tillë apo nuk e ka lënë. “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 16 dhe 21.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Personi që ka vdekur dhe nuk e ka kryer haxhin duke mos patur asnjë arsye, haxhi për të nuk bëhet.

Shejh Husejn el-Auajsheh (Allahu e ruajt) përcjell nga shejh Albani se ka thënë: Shihet te shkaku për të cilën nuk e ka kryer haxhin personi i vdekur. Nëse ai ka qenë i preokupuar me dynjanë dhe nuk ka pasur arsye, atëherë haxhi për të nuk kryhet. Pra, nuk bëhet haxhi për të veçse në rast kur ka arsye legjitime dhe s’ka mundësi për kryerjen e tij. “El-Meusuah el-fik’hijeh” vëll. 4, dhe “Fetaua esh-Shejh el-Albani fil-Medineh el-Imarat” (129-130).

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Disa dijetarë thonë se nuk kryhet haxhi për të (të vdekurin që ka pasur mundësi gjatë jetës por s’e ka kryer atë). Edhe sikur të kryhet haxhi për të qoftë dhe një mijë (1000) herë ai (haxhi) nuk pranohet. Domethënë se personi i vdekur nuk shpëton nga obligimi që ka lënë mangut. Kjo fjalë është e vërteta (e sakta) sepse ky person ka lënë një adhurim që e ka pasur vaxhib kryerjen e tij – ku obligohet kryerja e tij menjëherë – pa pasur ndonjë arsye. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 21, “Esh-Sherh el-Mumti’i” vëll. 7, dhe “Sherh el-Erbain en-Nevevijeh”.

Përktheu: Unejs Sheme

Dosje:

Loading...