Le të kenë kujdes ata që kundërshtojnë urdhrin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

Le të kenë kujdes ata që kundërshtojnë urdhrin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

Transmetohet nga Ebu Muslim -thuhet: Ebu Ijas Selemeh bin Amër bin el-Ekuai- radijAllahu anhu se: Një burr hëngri me dorën e majtë në prani të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ndërsa ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Ha me dorën e djathtë.” Burri tha: Nuk mundem. Tha: “Kurrë mos mundsh.” Asgjë nuk e pengoi atë që të hante me dorën e djathtë veçse mendjemadhësia. Më pas personi kurr nuk mundi ta ngrinte më dorën e tij të djathtë tek goja.

Nxjerrja e hadithit:

Hadithin e transmeton Muslimi (2021)

Kuptimi i fjalëve:

Kurr mos mundsh” është lutje kundër personit për shkak të mendjemadhësisë së tij nga pasimi i Sunetit dhe punës me të.

Jurisprudenca e hadithit:

– Obligueshmëria për të ngrënë me dorën e djathtë. Ngrënia me dorën e majtë pa pasur ndonjë arsye është e ndaluar.

– Të gjitha gjërat e nderuara duhet të kryen me dorën e djathtë, sepse i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e donte (pëlqente) fillimin me të djathtën në të gjitha çështjet e tij.

– Kundërshtimi i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e bën detyrë ngarkimin me mëkat. Prandaj dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u lut kundër personit, sepse hezitimi tij ishte si rezultat i mendjemadhësisë dhe inatit.

– Këshilla për atë që ha dhe pi përfshin burrat, gratë dhe fëmijët.

– Lejimi i këshillimit të personit në prani të të tjerëve nëse në të ka mirësi për të gjithë.

– Lejimi i lutjes ndaj atij që vepron diçka të ndaluar nga inati, mendjemadhësia dhe këmbëngulja në mëkate.

– Mendjamadhësia në kryerjen e dispozitave të legjislacionit islam bën që personi të marrë dënimin e duhur.

– Nderimi nga ana e Allahut të  Lartësuar të Profetit dhe robit të Tij Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke ia pranuar lutjen atij.

“Behxhetu en-Nadhirin” vëll. 1

Përktheu: Unejs Sheme