A lejohet ta emërtoj djalin me emrin Mikail?

February 22, 2017

Njeriu duhet të zgjedhë emrat më të bukur për djalin apo vajzën e tij. Emrat më të dashur tek Allahu janë Abdullah dhe Abdurrahman, si dhe çdo emër që i shtohet (shoqërohet) emrave të Allahut si; Abdullah (rob i Allahut), Abdurrahman (rob i Mëshiruesit), Abdurrahim (rob i Mëshirbërësit), Abdulaziz (rob i Ngjadhënjyesit), Abdulvehab (rob i Dhuruesit), Abdulkerim (rob i Zotit Bujar), e të tjerë si shembulli i tyre.

“Lika el bab el meftuh” 2/171.

Mendimi i shumicës së dijetarëve është se lejohet emërtimi me emrat e melaikeve (engjëjve) si Xhibrili dhe Mikaili.

Imam Maliku përkrah mendimin se është i urryer emërtimi me emrat e melaikeve (engjëjve). Esh-hebi ka thënë: “Është pyetur Maliku për emërtimin me emrin Xhibril dhe ai e urreu diçka të tillë dhe nuk e pëlqeu.”
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nēse ndonjëri dëshiron ta emërtojë (fëmijën) me një emër prej emrave të melaikeve, i themi mos e emërto, p.sh.; Xhibril ,Mikail apo Israfil.”

“Lika el bab el meftuh” 14/67.

Shejh Bekër Ebu Zejd, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ndalohet emërtimi i vajzës me emrat e melaikeve, sepse kjo është përngjasim i fjalës së idhujtarëve të cilët i konsideruan melaiket si bijat e Zotit. I pastër dhe i lartësuar është Ai nga kjo mangësi. I afërt me këtë gjykim është dhe emërtimi i vajzave me emrat Melak, Meleketu dhe Melek.”

Marrë nga: “Mu’xhem menahi el-lafdhije” fq. 565.

Përktheu: Arjan Gazidede

Dosje:

Loading...