A lejohet të thuhet: “Kohë e keqe”, “Kohë e pabesë” apo “Ç’fatkeqësi dhe humbje dita që të njoha”?

January 7, 2017

Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thotë: Shprehjet për të cilat pyetët kuptohen në dy forma:

a- Të jenë sharje dhe përçmim i kohës në të cilën jeton. Kjo është e ndaluar dhe nuk lejohet absolutisht, sepse ajo që ndodh përgjatë kohës është caktim i Allahut të Madhëruar. Ai i cili shan kohën ka sharë Allahun. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar në hadithin kudsij thotë: “Biri i Ademit më zemëron Mua kur shan kohën. Unë e kam në dorë kohën dhe bëj çdo gjë me të. Unë jam Ndryshuesi i natës dhe i ditës.”

b- Kur dikush i thotë këto shprehje duke pasur për qëllim informimin se ç’po ndodh në aktualitet, kjo lejohet dhe nuk ka problem përdorimi i saj. Për këtë kemi argument fjalën e Allahut kur thotë për profetin Lut alejhi selam: “Dhe tha: Kjo është një kohë e vështirë.”

Të gjithë njerëzit thonë: Kjo është kohë e vështirë, ose; Në këtë kohë ndodhin shumë gjëra të këqija. Kjo është e lejuar.

Fjala “kohë e pabesë” nuk lejohet të thuhet sepse pabesia është cilësi e keqe dhe e ulët, dhe kjo është sharje që i bëhet kohës, gjë që siç e thamë më lart nuk lejohet.

Ndërsa fjala; “ç’fatkeqësi dhe humbje paska qenë dita që të njoha”, në rast se personi ka për qëllim sharjen e kohës ose ditës në përgjithësi nuk lejohet sepse është sharje e kohës. Por nëse e thotë për sharjen e vetes kjo nuk ka gjë, sepse ai nuk po shan kohën.

“Fetaua el akide” fq. 614-615.

Dosje:

Loading...