Shejhu i nderuar Muhamed bin Salih el Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) u pyet: Për gjykimi e leximit të “Fatihasë” gjatë aktit të martesës.
Ai (Allahu e mëshiroftë!) u përgjigj: Ky veprim nuk është prej Sunetit. Prej Sunetit është që personi (që bën aktin) të thotë fjalimin që transmetohet nga Ibën Mesudi radijAllahu anhu: Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë. Atë falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I mbështetemi Allahut të na ruajë nga sherri i vetes sonë dhe nga të këqijat e punëve tona! Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush e humb e atë që e humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër i cili meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, Një e të vetëm dhe se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.
“Ju, o besimtarë! Kini frikë Allahun me një devotshmëri të vërtetë ndaj Tij dhe mos vdisni ndryshe, veçse duke qenë muslimanë.”[1]
“O njerëz! Ruajuni Zotit tuaj, i Cili ju ka krijuar prej një njeriu (Ademit), pastaj prej atij krijoi bashkëshorten e tij dhe prej atyre dyve përhapi shumë burra e gra. Ruajuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.”[2]
“O ju që keni besuar! Plotësojeni detyrimin ndaj Allahut, kijeni frikë Atë dhe flisni (gjithnjë) të vërtetën. Ai do t’ju drejtojë ju tek veprat e mira e të drejta dhe do t’ju fale juve gjynahet tuaja. Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë që ka arritur fitoren më të madhe.”[3]
Nuk lexohet gjë tjetër përpos saj.
Shejh Ibën Uthejmini në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 33
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Al-Imran 102.
[2] En-Nisa 1.
[3] El-Ahzab 70-71.
Dosje: Martesa
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve