Lidhja që ekziston ndërmjet teuhidit uluhijeh dhe atij rrububijeh dhe e kundërta

 

 

Lidhja që ekziston ndërmjet teuhidit uluhijeh dhe atij rrububijeh dhe e kundërta.

 

 Lidhja konsiston në faktin se teuhidi rrububijeh e kërkon rrjedhimisht aprovimin e  teuhidit uluhijeh, dmth: Aprovimi i rrububijes sjell si rrjedhim aprovimin e uluhijes dhe zbatimin e tij. Kush e di dhe e pranon se Allahu është Zoti i tij Krijuesi i tij rregullues i çështjeve të tij, kjo ia bën detyrë atij që ta adhurojë Allahun Një të Vetëm të pa rival. Teuhidi uluhijeh e përmban në vetëvete teuhidin rrububijeh, dmth teuhidi rrububijeh hyn dhe bën pjesë në teuhidin uluhijeh sepse ai që e adhuron Allahun Një të vetëm pa i bërë shok asgjë patjetër duhet të ketë besuar fillimisht se Allahu është Zoti dhe Krijuesi i tij siç tha Ibrahimi alejhis-salatu ues-selam:

 “A po i shihni ato çfarë i adhuroni ju dhe prinderit tuaj të mëparshëm? Ata janë armiqtë e mi përveç Zotit  të botërave, i Cili më ka krijuar dhe më udhëzon. Ai i Cili më ushqen dhe më jep të pijë dhe kur sëmurem Ai më shëron. Ai i Cili me merr jetën dhe pastaj më ringjall. Ai që shpresoj që të më fale gabimet e mia  Diten e Llogarisë

 Teuhidi uluhijeh dhe ai rrububijeh nganjëherë përmenden sëbashku duke marrë secili një kuptim të veçantë ndryshe nga tjetri si psh në fjalën e Allahut:

 “Thuaj Kërkoj mbrojtje tek Zoti i njerezve, Poseduesi i njerezve, i Adhuruari i njerezve”, këtu fjala Zot vjen me kuptimin: Poseduesi, rregulluesi i çështjeve të krijesave të Tij, ndërsa fjala Ilah, i adhuruar dmth; Ai që e meriton t’i kushtohet adhurimi me të drejtë vetëm Atij.

 Nganjëherë përmenden secili i veçuar nga tjetri por duke përfshirë njëri-tjetrin në kuptim si psh pyetjet që engjëjt do i drejtojnë njeriut në varr: Kush është Zoti yt? Që dmth: Kush është Krijuesi dhe i Adhuruari yt? Siç vjen në ajetin Kuranor:

 “Ata të cilët u përzunë nga shtëpitë e tyre padrejtësisht vetëm se thonin Zoti ynë është Allahu

 Dhe ajeti tjetër Kuranor:

 “Thuaj: A po më kërkoni të marr Zot dikë tjetër veç Allahut?!”

 Dhe ajeti tjetër:

 “Ata të cilët thanë Zoti ynë është Allahu dhe pastaj u përqëndruan në këtë”.

 Në këto ajete rrububijeti është me kuptimin e uluhijetit.

 Profetët kanë ftuar në teuhidin uluhijeh sepse teuhidin rrububijeh e kanë pranuar pjesa dërrmuese e të gjithë popujve dhe nuk është mohuar veçse nga një numër i vogel i papërfilllshëm njerëzish, të cilët edhe pse e mohojnë haptas në thëniet e tyre ata në të vërtetë në brendësitë e tyre janë të bindur për ekzistencën e Zotit dhe vërtetësinë e profetëve por nuk duan ta pranojnë nga mendjemadhesia. Pranimi vetëm i teuhidit rrububijeh nuk mjafton sepse atë e kishte pranuar dhe Iblisi:

 “Ai tha: O Zoti im më bëre të humbur’’.

 Këtë lloj teuhidi e pranuan dhe idhujtaret tek të cilet u dërgua Muhamedi -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- siç tregohet në ajete të qarta:

 “E nëse i pyet ata e kush i ka krijuar ata do thonë :Allahu”.

 Kush pranon vetëm teuhidin rrububijeh nuk është musliman dhe nuk bëhet i ndaluar gjaku dhe pasuria e tij derisa të pranojë dhe teuhidin uluhijeh duke mos adhuruar dikë tjetër veç Allahut. Duke u nisur nga kjo bëhet e qartë kotësia e pretendimit të filozofeve “muslimanë” dhe sufive se teuhidi që kërkohet nga robërit është pranimi se Allahu është Krijuesi Rregulluesi dhe kush pranon diçka të tillë konsiderohet musliman ndaj kur flasin rreth teuhidit në librat e tyre që i shkruajnë për besimin e përkufizojnë vetëm me teuhidin rrububijeh, duke thënë psh: Teuhidi është aprovimi se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi…., dhe rëndisin argumentet e teuhidit rrububijeh. Shejhul islam Ibn Tejmijeh ka thënë:

“Pjesa derrmuese e filozofëve të  cilët flasin rreth teuhidit në librat e tyre të filozofisë, kanë si synim final të thonë se teuhidi përbëhet nga tre komponente:

1- Allahu është i vëtëm në qënien e Tij

2- I vetëm në cilësitë e Tij, nuk ka të ngjashëm me Të.

3- I veteëm në veprimet e Tij, nuk ka shoqërues në to.

 Ata përqëndrohen tek lloji i tretë: Teuhidi ne veprimet e Tij që dmth që Allahu është Krijuesi i vetëm i gjithësisë dhe mendojnë se ky është teuhidi që kërkohet dhe se ky është kuptimi i fjalës La ilahe il-la Allah, duke arritur deri aty sa që konceptin e adhurimit e kufizojnë në mundësinë për të krijuar. Siç dihet idhujtarët tek të cilët u dergua profeti Muhamedi -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- nuk kundërshtonin në këtë çështje, përkundrazi e pranonin se Allahu është Krijuesi i çdo gjëje, biles pranonin dhe çështjen e kaderit, e megjithatë ngeleshin idhujtare.” (mbaroi).

 Kjo është fjala e shejhul Islamit -Allahu e mëshiroftë- e cila është e qartë nërefuzimin që u behet atyre që besojnë se teuhidi që kërkohet nga robërit është pranimi i teuhidit rrububijeh. E përforcon këtë kuptim fjala e Allahut:

 “Vërtetë Ne kemi dërguar në çdo popull të dërguar (tu thonë popujve të tyre): Adhurojeni Allahun dhe largohuni tagutëve”.

 Shejhul Islam në një fjalë tjetër thotë: “Teuhidi me të cilin u dërguan profetët përmban aprovimin e uluhijes (të drejtës për tu adhuruar) veteëm për Allahun, duke dëshmuar la ilahe il-la Allah dhe duke mos adhuruar asgjë tjetër përveç Tij… Nuk është për qëllim me termin teuhid vetëm teuhidi rrububijeh: të besohet se vetëm Allahu është Krijuesi i gjithësisë. Këtë besim që kanë filozofët dhe sufitë të cilët pretendojnë se po arritën të vërtetojnë diçka të tillë me argumentet përkatëse kanë arritur synimin final të teuhidit dhe se po arritën të ndjejnë këtë gjë dhe te zhyten në të kanë arritur qellimin më të lartë të teuhidit. Në të vërtetë njeriu i cili i beson cilësitë që i takojnë Zotit, e beson se Ai është i pastër nga çdo e mete dhe e pranon se Ai është i vetmi Krijues, të gjitha këto nuk e bëjnë atë njëhsues teë vërtetë përderisa ai të dëshmojë se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë perveç Tij, ta pranojë se vetëm Allahu gëzon të drejtën e adhurimit dhe t’i përmbahet adhurimit të Tij, ky është kuptimi i fjalës “ilah” dhe jo siç thonë ata “ilah” dmth ai që ka mundësi për krijim. Nëse dikush e komenton termin “ilah” si i plotfuqishëm për krijim dhe beson se ky është përshkrimi më i lartë i Ilahut dhe se ky është qëllimi kulmor i teuhidit -siç thonë filozofët rreth cilësive dhe që e transmetojnë këtë si fjalë të Ebul Hasenit dhe pasuesve të tij- atëherë ky person nuk e paska njohur realitetin e teuhidit me të cilin Allahu ka dërguar të dërguarin e Tij, sepse idhujtaret arabë të asaj kohe e besonin se Allahu është i vetmi Krijues i gjithësisë e megjithatë ata përsëri ishin idhujtarë. Allahu i Lartesuar ka thënë:

 “Shumica e tyre nuk i beson Allahut ndryshe veçse duke qenë idhujtarë”.

 Shumë selefë në koment të këtij ajeti kanë thënë: I pyet ata (idhujtarët) kush i ka krijuar qiejt dhe tokën: do thonë: Allahu e megjithatë adhurojnë dikë tjetër veç Tij.

Allahu i Lartesuar thote:

Thuaj; Kujt i përkasin qiejt dhe çfarë ka në to nëse jeni që e dini? Ata do thonë: Të Allahut. Thuaj: A nuk po përkujtoheni pra? Thuaj: Kush është Zoti i shtatë qiejve, dhe Zoti i Arshit madhështor? Ata do të thonë :Allahu. Thuaj: A nuk po frikësoheni. Thuaj: Në dorën e kujt është pushteti i çdo gjëje tek i cili kërkohet mbrojtje dhe shpëtim dhe nuk mund të strehohesh për tiu shmangur atij, nëse jeni që e dini? Ata do të thonë: Në dorë të Allahut. Thuaj: E si po shmangeni ( si te ishit të magjepsur)?!

Pra jo çdokush i cili pranon se Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Zoti i saj, mund të jetë adhurues i  Allahut, që  i lutet vetëm Atij, i bindet të deërguarve, do dhe urren per hir të Allahut etj. Pjesa dërrmuese e idhujtareve e kanë pranuar Allahun Krijues të gjithçkaje e megjithatë marrin ndërmjetësues si rival dhe zota së bashku me Allahun…”

Me poshtë thotë (vazhdon fjala e Ibn Tejmijes): “Për këtë arsye gjen nga pasuesit e këtyre, që i bëjnë sexhde diellit apo hënës, yjeve, u luten, therin kurban për to dhe u kushtojnë adhurime atyre dhe thonë ky veprim nuk është shirk sepse sipas tyre, shirk është atëherë kur ai e konsideron atë gjë Zotërues dhe rregullues të çështjeve të tij, ndërsa kur e konsideron vetëm si shkak dhe ndërmjetës nuk e bën atë idhujtar. Ky është pretendimi i tyre por në realitet ajo që dihet domosdoshmërisht nga islami është se një veprim i tillë është shirk”. (mbaroi fjala e tij).

Të njëjtën gjë thonë dhe sot adhuruesit e varreve. Ju afrohen varreve me adhurime të ndryshme dhe thonë se nuk është shirk sepse ne i konsiderojmë vetëm ndërmjetësues.

 

Marre nga libri “El-Irshadu ila sahihil Itikad”, fq.: 14-16.

Autor Salih el Feuzan

Përktheu Shuajb Raxha