Luteni Allahun t’ju ruajë dhe t’ju shpëtojë nga të këqijat!

October 24, 2020

Abdullah bin Mesudi (radijallahu anhu) ka thënë:

“Nëse ndonjëri prej jush i qaset një mëkati, mos e ndihmoni shejtanin ndaj tij duke i thënë:
O Allah bëja kështu dhe bëja ashtu! Por luteni Allahun t’a ruajë dhe shpëtojë nga të këqijat, sepse ne shokët e Muhamedit nuk i thonim asgjë askujt derisa të vdiste. Nëse i mbyllej jeta me hajër, thonim: Ka arritur të mira, – e nëse i mbyllej me sherr, ndienim frikë për përfundimin e tij në Ahiret.”

Marrë nga libri “Ez-Zuhd” i Ibnul Mubarek 1/313.

Loading...