Pyetje: A mund të praktikohet lutja e hatmes së Kuranit? Po etheri (fjala) që përcillet nga Enesi rreth kësaj praktike a është i saktë?
Përgjigje: Po, është saktësuar në shumë ethere (fjalë) se duaja pas hatmes (leximit të plotë) së Kuranit është e pranuar. Ndërsa Enes ibën Malik, siç përcillet në “Musnedin” e Seid bin Mensurit, sa herë që i bënte hatme Kuranit mblidhte familjen e tij dhe lutej bashkë me ta. Gruaja dhe familjarët e tij i bënin amin lutjeve që bënte, dhe për këtë nuk ka problem.
Lutjet e gjata që praktikohen në namaze nuk kanë ndonjë bazë në traditën Profetike e as në udhëzimin e selefëve.
Me këtë rast nuk harrojmë të përmendim se libri “Duaja e hatmes së Kuranit” që i atribuohet Ibën Tejmijes, është diçka e shpikur ndaj tij. Gjithashtu, nuk është e nevojshme të kalohen caqet gjatë duasë duke përdredhur zërin, por bën dua siç e bën zakonisht. Allahu e di më mirë.
Mesh’hur bin Hasen al Selman
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Përdorimi i Pastës së Dhëmbëve Gjatë Agjërimit Lexhnetu Daime
- Muaji Rexheb mes asaj që është e ligjshme dhe asaj që është e ndaluar Udha e Besimtarëve
- Pasojat e braktisjes së të vërtetës Dr. Fatmir Strumi
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Dr. Fatmir Strumi
- Si të reagojmë nëse dikush flet gjatë hytbes së xhumasë? Dr. Fatmir Strumi